COVID-i ndryshoi buxhetin, fondet i merr infrastruktura! Me rishikimin e fundit rrugët e kanalizimet morën 12.3 miliardë lekë

Shkaku ishte pandemia për rishikimet e buxhetit, por fondet shkuan për infrastrukturën. Nga ndryshimet e fundit të buxhetit janë rreth 12.3 miliardë lekë që shkojnë për sektorin infrastrukturor, ndërtime dhe rehabilitime rrugësh.

Që nga buxheti fillestar që u miratua në muajin dhjetor të vitit të kaluar e deri në rishikimin e fundit shpenzimet janë rritur me 16.3 miliardë lekë. Tashmë totali i shpenzimeve për institucionet janë 333.3 miliardë lekë nga 317 miliardë lekë që ishte parashikuar në buxhetin fillestar.

Referuar të dhënave të kalkuluara të buxhetit dhe të shpenzimeve duke i krahasuar me aktin e fundit normativ vërehet se  janë më shumë se 9 miliardë lekë që i janë shtuar Ministrisë së Financave. Pjesa më e madhe e fondeve është shtuar në zërin e sigurimeve shëndetësore për punonjësit që kanë humbur punën nga pandemia, ku konkretisht nga fillimi i vitit deri më tani është rritur me 7,264 miliardë lekë më shumë.

Më pas institucioni i dytë më i financuar është Ministria e Infrastrukturës, ku shpenzimet e saj për këtë vit janë aktualisht 45.1 miliardë lekë, duke iu rritur me 4.3 miliardë lekë më shumë se në draftin e parë. Infrastruktura rrugore pritet të marrë më shumë fonde nga buxheti pasi në zërin e saj me rishikimin e ri janë shtuar mbi 6 miliardë lekë, ndërkohë që i janë ulur zërave të tjerë, si administrimi menaxhimi i projekteve apo edhe tek transporti hekurudhor. Vetëm për transportin rrugor fondi është 28.647 miliardë lekë, ose më shumë se 55% e buxhetit total të institucionit.

Ndërsa jemi në pandemi institucioni që ka marrë më pak para është Ministria e Shëndetësisë me vetëm 2.4 miliardë lekë. Në total buxhet i kësaj ministrie është 65.3 miliardë lekë nga 62.9 që e kishte në draftin e dhjetorit.

Si pasojë e pandemisë Ministria e Financave ka rishikuar në ulje të ardhurat me -63.1 miliardë ku pjesën kryesore e zë reduktimi i të ardhurave tatimore me rreth -57 miliardë lekë.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale