COVID-i në Shqipëri/ Roshi: S’ka më zona të gjelbra! Ulqinaku: Numri i testeve varet nga telefonatat në 127, gjysma e tamponëve në 24 orë vijnë nga privati

TIRANË- Virusi është shpërndarë tashmë në të gjithë Shqipërinë, ku nuk ka më zona të gjelbra. Ekspertët e Shëndetësisë shprehen njëzëri se kanë ndikuar neglizhenca e qytetarëve për respektimin e masave anti-COVID, si edhe për faktin që është përpara stina e dimrit.

“Shqipëria nuk ka më zona të gjelbra. Kjo është një fenomen që duhet parë”, tha Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë.

“Ndikon edhe dimri, njerëzit rrinë në ambiente të mbyllura, rrinë më afër njëri-tjetrin...”, tha epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Zv. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Dritan Ulqinaku tha se luhatja e numrit të testeve nuk përcaktohet nga Ministria apo autoritete të tjera, por nga vetë qytetarët. Ai shtoi se testet bëhen në varësi të telefonatave në 127. Sa i përket raportit shtet-privat, Ulqinaku tha se gjysma e tyre janë bërë nga privati dhe për këtë liston disa arsye. 

“Luhatja e testimeve varen nga kërkesat e banorëve. Niveli i qarkullimit të COVID vijon të jetë i lartë, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, kjo është ndoshta faza më e keqe, dëshmorët më të mëdha janë në fund të luftës, pra duhet të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm. Për hir të vërtetës vaksina është një shifra minimale. Shifrat janë si pasojë e shkujdessjes sonë, duket sikur jemi para marsit. Mbyllja pas orë 22:00  nuk është shumë shumë strikte, gjatë ditës vijohet nromalisht. Gjysma e testeve kanë ardhur nga spitalet private. Nuk ka të bëjë me limitin e analizave të ISHP, kemi kapacitete më tepër, është vetë sistemi që e orienton qytetarin që të shkojë në privat, se një që ka një një farë ekonomie...Në fillim vonesat ishin të komsiderueshme, nuk i adoptonin në kohë reale, sic jemi sot, përgjigjet shkonin pas 48 orësh. Edhe kostoja është ulur në privat. Nuk po veprojmë në kapacitetin tonë maksimal”, tha Ulqinaku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
Sallabanda: Në emër të shoqatës së mjekëve shqiptarë në Europë letër BE dhe Sorecës, gabim që s’po i jep Shqipërisë vaksina anti-COVD

Profesor Kita Sallabanda ka bërë me dije se në emër të Shoqartës së mjekëve shqiptar në Europë do i dërgojnë një letër BE dhe ambasadorit Luigi Soreca, për t’i kërkuar që të shpërndajnë vaksina anti-COVID në Shqipëri. Ai kritikoi BE-në për mënyrën se si janë sjellë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“BE po tregohet egoist dhe po bën një gabim teknik se nëse ka një vatër në SHqipëri do të përhapet, ne po përgatisim një letër që do e dërgojmë në zyrat e BE dhe ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca. Spanja ia dhuroi Andorës, se e dinin që nëse në Andora do kishte një vatër infeksioni do vinte te ato, duhet të japë doza për të gjithë Ballkanin Perëndimor, nuk po vepron mirë se kanë qenë vetë ata, Merkel bëri një deklaratë që duhet t’i japim të gjitha vendeve se do të kemi ndryshe shumë probleme. Po ia bëjmë kërkesën si qytetarë shqiptar se ambasadori i BE merr rrogën nga taksat e shqiptarëve”, tha Sallabanda në Report Tv.

Ora 21:32
Profesor Sallabanda për Report Tv: S’ka kaluar emergjenca e COVID! Varianti i ri nga Afrika e Jugut po jep probleme te moshat e reja

Në një lidhje me Skype nga Madridi, profesor Kita Sallabanda është shprehur se emergjenca nga COVID nuk ka kaluar ende, ku në javët në vijim pritet të kenë më shumë raste të reja.

“Nuk kemi dalë nga emirgjenca, do kemi më shumë në javët e tjera dhe kjo po vërtetohet në Spamnnjë, Francë, Gjermania ka dalë jashtë kontrollit, edhe Anglia po ashtu”, tha Sallabanda.

Ai flet edhe për variante të COVID, përveç atij anglez.

“Varianti i Afrikës së Jugut po shkakton shumë probleme te moshat e reja, në Spanjë është fundit edhe ai Anglez dhe Afrikan, në Francë është futur edhe varianti Brazilian, kur ka shkuar në Francë do vij dhe në Spanjë”, tha Sallabanda për Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së