TIRANË- Pushteti vendor që nga muaji janar deri në tetor ka mbledhur 18.4 miliardë lekë, me një rënie prej 2.3 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë me një vit më parë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 10 muajit e 2019, bashkitë mblodhën 20.7 miliardë lekë.
Tkurrja e të ardhurave nga bashkitë ka si shkak kryesor pandeminë COVID-19. Bazuar në treguesit fiskal të financave, rënia më e madhe e të ardhurave është regjistruar tek taksat lokale, që përfshijnë, shërbimin hotelier, tarifa të bashkive, taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe të tjera.
Në 10 muaj të ardhurat nga taksat lokale kanë rënë me 13.5% krahasuar me 2019 dhe në total ato arritën në 13,7 miliardë lekë nga 15.8 që ishin një vit më parë.
Rënie në të ardhura janë konstatuar edhe tek zëri i taksës së pasurisë, pra mbi ndërtesat me 4.3%. nga janari në tetor nga ky zë janë mbledhur vetëm 4,3 miliardë lekë.
Ndërkohë performacë pozitive është regjistruar tek biznesi. Edhe pse u detyruan të qëndronin në karantinë, dhe u përballën me sfida të tjera si pasojë e pandemisë, përsëri është ndër treguesit që nuk ka pasur rënie. Sipas raportit në 10 muaj janë mbledhur nga Taksa mbi Biznesin e vogël 370 milionë lekë nga 339 milionë që ishin mbledhur në 2019.
Të ardhurat e bashkive
Janar-tetor 2020 18.4 mld lekë
Janar-tetor 2019 20.7 mld lekë
Diferenca -2.3 mld lekë
Taksa lokale
Janar-tetor 2020 13.7 mld lekë
Janar-tetor 2019 15.8 mld lekë
Diferenca -2.1 mld lekë
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
34.2%
Vota total: 803
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Detyrimet vjetore të taksave vendore do të merren me email
4 Korrik, 20:30
-
Taksa për profesionistët e lirë, Tabaku: Antikushtetuese, qeveria socialiste ka ndryshuar 23 herë ligjin
19 Qershor, 11:21
-
‘Iliria’, mozaiku i veçantë në fasadën e Bashkisë së Pogradecit! Vepër e artistit Anastas Kostandini
11 Qershor, 16:07
-
Dokument ekskluziv/ Vlora pa landfill, KLSH 'zbarkon' në Bashki, kërkon përgjegjësit për Sherishtën!
5 Prill, 12:20
-
Taksa e infrastrukturës do shtrenjtojë banesat në vijën e parë në Vlorë! Ndërtuesi: Shtresa e mesme s’blen dot shtëpi në Lungomare
28 Janar, 11:27
-
Forumi ekonomik i Davos, kërkesa e çuditshme e milionerëve drejtuar liderëve botëror: Na taksoni për të ulur pabarazinë
17 Janar, 12:09
-
Rritet taksa e ndikimit në infrastrukturë në Vlorë nga 4 në 6-8%! Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të çmimeve të apartamenteve
11 Janar, 07:26
-
Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, hyn në fuqi në 1 korrik 2026 jo në 1 janar 2024! Braçe kundër: Po u lihet shumë kohë, këto kompani ndotin dyfish mjedisin
1 Dhjetor 2023, 11:52
-
Taksimi i profesionistëve të lirë, Financat: S’mund të jenë të ‘privilegjuar’! Niko Lera: Nga të ardhurat vjetore do ju zbriten shpenzimet e nevojshme për aktivitetin
29 Nëntor 2023, 15:05
-
Trump dhe avokatja e tij gjobiten me 1 milion dollarë për akuzat ndaj Hillary Clinton, avokati i ish-presidentit: Padi joserioze ligjërisht
20 Janar 2023, 10:48
-
Pse Kroacia nuk aplikon vinjetat?
20 Janar 2023, 07:48
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35