Forumi ekonomik i Davos, kërkesa e çuditshme e milionerëve drejtuar liderëve botëror: Na taksoni për të ulur pabarazinë
Brian Cox, Abigail Disney dhe Valerie Rockefeller
Më shumë se 250 miliarderë dhe milionerë po i bëjnë thirrje elitës politike të mbledhur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të vendosë taksa mbi pasurinë për të mbledhur fonde për shërbime publike më të mira në mbarë botën.
“Kërkesa jonë është e thjeshtë: Ne ju kërkojmë të na taksoni ne, më të pasurit në shoqëri. Kjo nuk do të ndryshojë rrënjësisht standardin tonë të jetesës, nuk do t’i privojë fëmijët tanë nga asgjë, ose nuk do të dëmtojë zhvillimin ekonomik të kombeve tona. Por do ta kthejë pasurinë private ekstreme dhe joproduktive në një investim për të ardhmen tonë të përbashkët demokratike", thonë ata në letrën e tyre të hapur drejtuar liderëve botërorë.
Sipas raportimit të tabloidit britanik The Guardian, nënshkruesit e pasur nga 17 vende përfshijnë trashëgimtaren e Disney, Abigail Disney dhe Brian Cox i cili luajti personazhin e miliarderit “Logan Roy” në serialin Succession edhe Valerie Rockefeller, trashëgimtare të dinastisë amerikane.
“Ne jemi njerëzit që përfitojmë më shumë nga status quo-ja ”, theksojnë personat e mësipërm dhe dhjetëra të tjerë në letrën e tyre me titull “Krenar për të paguar” , të cilën do të kërkojnë t’ua dërgojnë sot, të mërkurën, liderëve botërorë që ndodhen në Davos të Zvicrës.
Sipas gazetës britanike, një sondazh i ri mes milionerëve tregoi se 74% mbështesin taksat më të larta mbi pasurinë për të trajtuar krizën e kostos së jetesës dhe për të përmirësuar shërbimet publike. Sondazhi, i kryer nga Survation në emër të Patriotic Millionaires, përfshiu më shumë se 2,300 të anketuar nga vendet e G20, të cilët zotërojnë më shumë se 1 milion dollarë në asete “të investueshme”, duke përjashtuar shtëpitë e tyre dhe për këtë arsye i përkasin 5% më të pasur.
Sondazhi zbuloi se 58% mbështesin vendosjen e një takse mbi pasurinë prej 2% për njerëzit me më shumë se 10 milionë dollarë dhe se 54% besojnë se pasuria ekstreme është një kërcënim për demokracinë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Taksa për profesionistët e lirë, Tabaku: Antikushtetuese, qeveria socialiste ka ndryshuar 23 herë ligjin
19 Qershor, 11:21
-
Taksa e infrastrukturës do shtrenjtojë banesat në vijën e parë në Vlorë! Ndërtuesi: Shtresa e mesme s’blen dot shtëpi në Lungomare
28 Janar, 11:27
-
Rritet taksa e ndikimit në infrastrukturë në Vlorë nga 4 në 6-8%! Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të çmimeve të apartamenteve
11 Janar, 07:26
-
Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, hyn në fuqi në 1 korrik 2026 jo në 1 janar 2024! Braçe kundër: Po u lihet shumë kohë, këto kompani ndotin dyfish mjedisin
1 Dhjetor 2023, 11:52
-
Taksimi i profesionistëve të lirë, Financat: S’mund të jenë të ‘privilegjuar’! Niko Lera: Nga të ardhurat vjetore do ju zbriten shpenzimet e nevojshme për aktivitetin
29 Nëntor 2023, 15:05
-
Trump dhe avokatja e tij gjobiten me 1 milion dollarë për akuzat ndaj Hillary Clinton, avokati i ish-presidentit: Padi joserioze ligjërisht
20 Janar 2023, 10:48
-
Pse Kroacia nuk aplikon vinjetat?
20 Janar 2023, 07:48
-
Ndryshimet në draftin e taksimit mbi të ardhurat, eksperti Gjokutaj: Ministria synon aktivitetet tregtare! U shty që ekspertiza ta trajtojë më gjerë
20 Dhjetor 2022, 13:06
-
Taksimi mbi të ardhurat, shtyhet diskutimi i draftit të ri! Nëse propozimet miratohen, ligji hyn në fuqi në janar 2024
19 Dhjetor 2022, 17:56
-
Projekt- Paketa fiskale 2023, Konfindustria: Jo profesionale dhe e paplotë! Dëmton prodhimin vendas, favorizon lobet importuese
24 Tetor 2022, 08:57
-
Bizneset kundër paketës fiskale, kërkojnë ulje të taksave
24 Tetor 2022, 07:40
-
Të gjitha ndryshimet në paketën fiskale 2023, dyfishohet gjoba për mosdeklarim punonjësish dhe fshehje te pagës
12 Tetor 2022, 08:03