Maqedonia e Veriut regjistroi ditën e sotme 119 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit.
Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 10 691
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit u raportuan edhe 4 viktima, për një total prej 480 vdekje prej Covid-19, si edhe 89 të shëruar.
Dje Maqedonia e Veriut regjistroi 188 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit dhe 5 viktima.
Instituti i Shëndetit Publik dje publikoi edhe raportin javor për periudhën 20 deri 26 korrik 2020, ku evidentohet ulje e numrit të personave të infektuar dhe të vdekur, si dhe rritje të numrit të personave të shëruar në krahasim me javën e mëparshme.
Lidhur me strukturën e moshës së të infektuarve në këtë periudhë, përqindja më e lartë janë personat midis 50-59 vjeç 22,3 për qind, dhe një numër më i madh i pacientëve është regjistruar në mesin e personave midis 40-49 dhe mbi 60 vjeç – 19,6 për qind në të dy grupet .
Numri më i ulët i fëmijëve të infektuar është deri 9 vjeç – 2,6 për qind, dhe 10-19 vjet – 4,7 për qind e numrit të përgjithshëm të infektuar.
Në periudhën 20 deri në 26 korrik, janë regjistruar 32 vdekje, që është 12 vdekje më pak se periudha e mëparshme. Shumica e rasteve janë persona mbi 60 vjeç, 84,4 për qind.
Covid në Kroaci
Autoritetet shëndetësore në Kroaci kanë raportuar sot për 78 raste të konfirmuara të prekur nga koronavirusi dhe për 3 viktima.
Në vend, numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 5071, për një total prej 144 vdekje prej Covid-19 dhe 4178 të shëruar.