Një tjetër rritje e madhe e numrit te infeksioneve të reja nga koronavirusi regjistrohet në Amerikën Latine: në 24 orët e fundit ka pasur 82.526 të prekur për një total që arrin në 1.320.823 raste.
Numri i të vdekurve gjithashtu u rrit në 65.585 me +1,488 ditën e fundit.
Sipas ANSA numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Brazil me rreth 19 mijë raste të reja në ditë për një total prej 691.758 dhe 46455 vdekje prej të cilave 525 u regjistruan vetem në 24 orët e fundit.
Në të gjithë botën numri i infeksioneve nga koronavirusi ka shkuar në mbi 7 milionë kurse numri i viktimave është 402852
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit janë 65 viktima nga koronavirusi për një total prej 33964
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 747 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 166 584
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 280 raste të reja pozitiv për një total prej 235 278
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 32 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 302 që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu pati edhe 194 raste të reja të pozitivitetit Covid
Në Britaninë e Madhe autoritetet kanë raportuar se në 24 orët e fundit u regjistruan 55 viktima nga infeksioni i koronavirusit.
Sipas raportimeve, numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë Covid është 40.597.
Në vend numri total i rasteve të infeksionit është rritur në 188 826.
Me këto shifra, Britania e Madhe renditet vendi i dytë në botë për nga numri i vdekjeve pas Shteteve të Bashkuara.
Rusia njoftoi sot një rihapje të pjesshme të kufijve, të mbyllura që prej muajit mars për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, sipas një dekreti të nënshkruar sot nga kryeministri.
“Rusët mund të dalin nga territori kombëtar për shkaqe mjekësore dhe profesionale, ndërkohë që shtetasit e huaj do të mund të vijnë për t’u trajtuar në Rusi ose nëse do të duhet të kujdesen për të afërmit”, theksoi kryeministri, Mihail Mishustin.
Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobianin premtoi gjithashtu se do të zbulonte vendimet (…) për të avancuar me lehtësimin e masave kufizuese në megapolin prej 12 milionë banorësh”, sipas një interviste në stacionin televiziv “Rossia 1”.
Më herët ai kishte njoftuar se pjesa më e madhe e masave kufizuese në qytet mund të hiqen me etapa deri më 1 korrik.
1 korriku përkon në Rusi me referendumin mbi reformën kushtetuese që do t’i japë presidentit, Vladimir Putin të drejtën për të kryer edhe dy mandate të tjera duke nisur nga 2024.
Në Shtetet e Bashkuara autoritetet po u kërkojnë pjesëmarrësve në protesta lidhur me vdekjen e George Floyd, që të testohen për të kuptuar nëse janë infektuar nga COVID-19, pas më shumë se 10 ditë protestash e marshimesh pa ruajtur distancën fizike.
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo theksoi nevojën për kryerjen e testeve duke shtuar se shteti po hap 15 qendra të reja testimi. Ai u kërkoi banorëve të mos rrezikojnë.
Thirrje të ngjashme lidhur me nevojën për të kryer testime kanë ardhur nga drejtues shtetesh e qytetesh si Atlanta, San Francisko dhe Siatëll.
Ekspertët në Florida thonë se njerëzit nuk po i kushtojnë vëmendje distancimin fizik me fillimin e lehtësimit të masave kufizuese.
Sipas tyre shifrat janë rritur gjithashtu pas nisjen e protestave lidhur me vdekjen e George Floyd
Zelanda e Re do t’i heqë pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit, pasi nuk ka më asnjë rast aktiv.
Nisur nga mesnata e sotme, sipas kohës lokale, distancimi fizik nuk do të kërkohet më dhe nuk do të ketë kufizime në tubimet publike.
Kufijtë, megjithatë, do të mbeten mbyllur.
Zelanda e Re nuk ka raportuar raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, për më shumë se dy javë.
Kryeministrja Jacinda Ardern tha se “ka vallëzuar pak” kur i është thënë se vendi nuk ka më raste aktive me koronavirus.
“Edhe pse jemi në pozitë më të sigurt dhe më të fuqishme, nuk ka ende rrugë të lehtë për t’u kthyer në jetën e para COVID-19”, tha Ardern.
“Vendosmëria që kemi pasur në përgjigjen tonë shëndetësore, tani do të përqendrohet në rindërtimin tonë ekonomik", shtoi ajo.
Zelanda e Re është izoluar më 25 mars, duke mbyllur shumicën e bizneseve dhe shkollat, ndërsa njerëzve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi.
Pas më shumë se pesë javësh ka nisur të rihapet gradualisht.
Zelanda e Re ka konfirmuar 1,154 raste me koronavirus dhe 22 viktima.
Në SHBA qyteti New York është rihapur pas dy muaj mbyllje duke i dhënë fund masave të izolimit dhe bllokimit të vendosura për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit.
Në qytetin që ishte më i prekuri nga Covid 19, disa aktivitete ekonomike u rihapën sot.
Kompanitë e ndërtimit dhe fabrikat do të jenë në gjendje të rindizen në kryeqytetin ekonomik amerikan nga sot, ndërsa aktualisht vetëm disa dyqane do të lejohen të nisin nga puna.
Kryetari i bashkisë Bill de Blasio konfirmoi se situata në metropolin më të madh në vend tani është brenda parametrave të vendosur për të filluar fazën e dytë të pandemisë.
New York ishte epiqendra amerikane e koronavirusit me afro 400 mijë raste dhe 30 mijë vdekje.
Në Shtetet e Bashkuara, vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 691 vdekje, një rënie e mprehtë në krahasim me 3000 nga ditët më dramatike të emergjencës.
Rregullat e reja që kërkojnë nga të gjithë njerëzit që vijnë në Britani të Madhe të izolohen për 14 ditë, kanë hyrë në fuqi. Kush mbërrin me avion, traget ose tren, përfshirë shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të japë një adresë ku do të izolohet dhe nëse nuk zbatojnë rregullat, do të përballen me gjobë deri në 1.000 paundë.
Sekretarja e brendshme, Priti Patel tha se këto ligje ishin hartuar “për të parandaluar një valë të dytë” të koronavirusit. Por disa industri kanë paralajmëruar se çfarë ndikimi të rëndë do të kenë këto rregulla mbi to. Kushdo që vjen nga Republika e Irlandës, Channel Islands apo Isle of Man nuk ka pse të plotësojë formularin ose të hyjë në karantinë.
Ekzistojnë gjithashtu përjashtime për punëtorët në disa industri siç janë transporti rrugor dhe profesionistët mjekësorë që po ofrojnë kujdes thelbësor. Të gjithë udhëtarët e tjerë duhet të plotësojnë një formular pas mbërritjes. Po nuk e plotësuan, rrezikojnë gjobë prej 100 paundë ose mund t`i refuzohet hyrja.