SHBA, NEË JERSEY - Brazili dhe Norvegjia janë duke luajtur për fazën e 1/8-ave në Kupën e Botës 2026 (ndeshja nisi në orën 22:00 me kohën shqiptare). Në fund të përballjes një nga dy skuadrat do të mund të kalojë në çerekfinale. 11 minuta nga fundi i ndeshjes, konkretisht në minutën e 79-të Erling Haaland i dha epërsinë 1-0 Norvegjisë duke befasuar brazilianët. Në minutën e fundit, sërish Haaland me një 'predhë' nga jashtë zone befasoi Alisson duke shënuar golin e dytë për evropianët.
Në minutën e 14-të Brazili gaboi 11 metërshin me Bruno Guimaraes. Fantazisti nuk mundi të kalonte mbrojtësin fundor, duke u ndalur nga portieri Nyland i nordikëve.
Fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale me fituesin e çiftit Meksikë - Angli.
Vijon...
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente










