Covid-Pakti Europian: Të hënën 7,5 miliardë euro për vaksinën! ‘Bashkë për të shëruar botën’

Covid-Pakti Europian: Të hënën 7,5 miliardë euro për vaksinën! ‘Bashkë për të shëruar botën’

"Bota kundër Covid-19". Me iniciativën e Komisionit Evropian, krerët e shteteve dhe qeveritë e Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Norvegjisë, së bashku me numrin një të Këshillit të BE-së, shpallin një plan bashkëpunimi global për kërkimin e një vaksine që do të eliminojë koronavirusin, veprim që do të përfshijë shkencëtarë dhe autoritete të standardizimit, industrisë dhe qeverive, organizatat ndërkombëtare, fondacione dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor.

Nisma do të kulmojë të hënën më 4 maj në një konferencë donatorësh, e cila synon të sjellë në tryezë së paku 7.5 miliardë euro.

Teksti është nënshkruar nga kryeministri italian Giuseppe Conte, Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Kryeministre e Mbretërisë së Norvegjisë Erna Solberg dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në tekstin e nënshkruar thuhe se “duke mbështetur sot së bashku shkencën dhe solidaritetin, do të hedhim themelet për unitet më të madh nesër".

Krerët e shteteve të paktit europian për vaksinë thonë se “ Bota po lufton kundër një virusi të shfrenuar që ka përfshirë vendet dhe kontinentet, duke në shtëpitë, trupat dhe zemrat tona, një virus që ka sjellë kaos dhe vuajtje në të gjithë botën, duke na privuar nga përqafimet për njerëzit tanë të dashur, nga kënaqësitë e vogla të përditshme dhe nga vendet që duam.

Në letët thuhet se “Këto sakrifica, të shoqëruara me përpjekjet heroike të personelit mjekësor dhe të kujdesit shëndetësor, na kanë ndihmuar për të zbutur kurbën e pandemisë në shumë pjesë të botës. Rreziqet janë akoma të larta, askush nuk është imun, askush nuk mund ta mposht virusin vetëm dhe askush nuk do të jetë me të vërtetë i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt, në çdo lagje, në çdo qytet, në çdo rajon, në çdo vend të botës. Kjo do të thotë të bashkohen mendjet më të ndritshme dhe më të përgatitura në botë për të gjetur vaksinat dhe terapitë e nevojshme për të rikthyer planetin të jetë i shëndetshëm”

Qëllimi i paktit europian  është që më 4 maj, në konferencën e donatorëve në internet, të mbledhet një shumë fillestare prej 7.5 miliardë eurosh (rreth 8 miliardë dollarë) për të kompensuar mungesën globale të fondeve që del nga vlerësimet e Bordit të Monitorimit të Gatishmërisë Globale (GPMB).

Çdo euro apo dollar i vetëm i mbledhur do të kanalizohet kryesisht përmes organizatave të njohura shëndetësore botërore për të zhvilluar dhe shpërndarë mjete dhe terapi diagnostikuese sa më shpejt të jetë e mundur dhe për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë