Cozman 'i hap luftë' Ledrit dhe Era
Istrefit "Më bëjnë për të qeshur"

Cozman 'i hap luftë' Ledrit dhe Era<br />Istrefit
Rreperi Cozman, edhe pse ka patur probleme me ligjin ditët e fundit, nuk mund të mos reagojë kur kolegë dhe konkurentë të tij, përpiqen t'i zenë vendin për rekorde klikimesh në YouTube.

I dashuri i Tunës ka postuar një foto në llogarinë e tij ku tregon klikimet e hitit 'Fenix' vetëm një ditë pas publikimit.

Kënga kishte kapur plot 732,838 klikime dhe deri më tani mbante numrin rekord të klikimeve për 24 orë.

Mendohet se rreperi ka dashur të ironizojë suksesin e bashkëpunimit mes Ledrit dhe Era Istrefit.

Kënga e tyre "Shumë pis" po bën bujë të madhe në media për numrin e madh të klikimeve.

Cozman donte thjesht të rikujtonte 'kush është zogu ma i mir prej krejtve' duke shtuar fjalët paralajmëruese "Kini kujdes së shpejti", gjë që na bën të mendojmë se një hit i ri po vjen.

Sidoqoftë, publiku do të gjykojë.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

5/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro