TIRANE - Reperi kosovar Ylber Abdullahu i njohur si Cozman është liruar nga Gjykata e Tiranës me kushtin e garancisë bankare prej 5 mijë euro. Avokati Marash Ibraj paraqiti si provë në seancë raportin mjekësor të një klinike në Prishtinë ku reperi kurohej për varësin nga droga duke kërkuar nga gjyqtarja lirimin e tij për të ndjekur dhe kurën mjekësore.
Vetë Cozman i tha gjykatës se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal dhe se e kishte blerë tek një person i panjohur në Tiranë.

Në seancë ra në sy mungesa e të dashurës së Cozman këngëtares Altuna Sejdiu ndërsa i vetmi që qëndroi pranë reperit dhe ndau momentin e gëzimit pas lirimit të tij ishte reperi shqiptar Stresi, me emrin e vërtetë Arkimed Lushaj.

/Shqiptarja.com

VIDEO