VLORË- SPAK arriti të zbardhë 2 atentate mafioze të ndodhura në Vlorë 5 vite më parë, në 2021-shin, atë të Gentjan Qarrit më 6 shkurt, dhe të Bledar Birçaj 1 muaj më pas, më 10 mars të vitit 2021. Hetuesit e posaçëm besojnë se pas të dyjave vrasjeve, fshihet grupi i Inez Hajrullës, një personazhi të njohur për autoritetet në Vlorë, që deri më tani i ka shpëtuar 3 atentateve. I njohur si i forti i Vlorës, Hajrulla i shpëtoi këtë të shtunë edhe policisë, kur dhjetëra forca, RENEA, FNSH dhe BKH, zbarkuan me urdhër të SPAK në 4 të mëngjesit në qytetin bregdetar për ta arrestuar, por rezultuan pa sukses në 6 orë aksion e kontrolle.
Vladimir Mara është prokurori që udhëhoqi hetimet, i cili është edhe drejtues i seksionit kundër krimit të organizuar në SPAK. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme dyshohet se grupi i Hajrullës ka trafikuar të paktën edhe 1.9 tonë drogë nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së.
Inez Hajrulla nuk u gjet as në të konsideruarën bazë të tijën në Ujin e Ftohtë në Vlorë, një pallat që u rrethua me 10 autoblindë. E gjithë zona u monitorua me dron. Efektivët hynë në ambientet e pallatit por nuk kanë rënë në gjurmët e Hajrullës. Bashkë me Hajrullën, SPAK lëshoi urdhër arrest edhe për mikun e tij Ervis Matodashaj, i cili i shpëtoi gjithashtu operacionit, por dyshimet janë se gjendet ende në Shqipëri dhe të mos e ketë kaluar kufirin.
8 urdhër arreste u lëshuan në total nga SPAK. Por njëri, u mbajt i fshehtë dhe nuk iu dorëzua policisë për ekzekutim. Dhe jo pa arsye. Personi që duhej prangosur është në radhët e policisë, dhe ende në detyrë, dhe së fundi në Kukës, kështu që duhej shmangur rreziku që operacioni të dekonspirohej.
Punonjësi i policisë Rezart Kuçi, aktualisht shef seksioni në policisë shkencore në Kukës, u arrestua për 3 vepra të rënda penale, shpërdorim të detyrës, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Në kohën kur janë kryer veprat penale, burimet thonë se Kuçi ka qenë shef për hetimin e krimeve në Vlorë, dhe ka lëvizur gjatë kohës në disa detyra të tjera, në Lushnje, shef i krimeve në komisariatin numër 1 në Tiranë si dhe së fundi në Kukës.
Po me urdhër të SPAK, në bashkëpunim me autoritetet në Zvicër, atje, ra në pranga, një ish-polici, Hamëz Demushi. Burime nga SPAK thonë se janë zbardhur episode të trafikut të drogës Gjermania dhe Holanda. Pjesë të grupit të lidhur me dy atentatet e 2021-shit në Vlorë, SPAK bën edhe Flodian Plakun, i njohur si Pole Qorri. Atij iu komunikua masa e dytë në qeli, pasi është arrestuar për një tjetër vrasje, po në Vlorë në vitin 2024, atë të Gentjan Bejtjas.
Arrestimi i “Pole Qorrit” në gusht të 2025-sës, çoi SPAK në gjurmët e para për zbardhjen e 2 atentateve të tjera mafioze, të Gentjan Qarrit, dhe Bledar Birçajt, pas sekuestrimit të disa celularëve. Zbërthimi i bisedave i dha indicie hetuesve të posaçëm, se grupi pas këtyre atentateve, ishte i Inez Hajrullës.
Tre persona të tjerë për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nga SPAK, ndodhen jashtë shtetit, në Itali dhe Greqi dhe janë shpallur në kërkim. Njëri prej tyre, Mendu Duka, i cili rezulton edhe biznesmen.
Lajmi në përditësim...

Dy viktimat Gentjan Qarri dhe Bledar Birçaj
Grupi i Inez Hajrullës akuzohet nga SPAK për eliminimin e Gentjan Qarrit më 6 shkurt 2021 dhe Bledar Birçajt më 10 maj 2021. SPAK thotë se Hajrulla dhe krahu i tij i djathtë Ervis Matodoshaj, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, kanë organizuar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, me qëllim realizimin e vrasjes së Qarrit.
I njohur ndryshe si Gecja, Gentjan Qarri u vra në Vlorë ndërsa po lëvizte në këmbë në orët e pasdites. Në drejtim të tij u shkrehën plumba kallashnikovi, ndërsa mbeti i vdekur në vend. Ekzekutorët e kësaj vrasje ende nuk janë identifikuar. Ka qenë grupi i Hajrullës, që sipas SPAK, ka bërë të mundur fshehjen e autorëve dhe djegien e mjetit me të cilin ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Hajrulla me krahun e tij të djathtë, Ervis Matodoshajn (të dy ende në kërkim) kanë dhënë udhëzime për monitorimin e 40-vjeçarit, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes ndërsa më pas zhdukën nga vendi i ngjarjes edhe autorët.
Sa i takon vrasjes së Bledar Birçajt më 10 maj 2021, SPAK thotë se grupi i Inez Hajrullës ka siguruar të gjitha kushtet për eliminimin e tij. Edhe kjo vrasje kishte mbetur e pazbardhur dhe shkak dyshohet të jetë bërë prishja e pazareve të drogës. Birçaj u ekzekutua vetëm një muaj pasi u kthye nga Spanja në vendin tonë. Grupi i Hajrullës e kishte vënë në vëzhgim, duke përdorur madje edhe kamera survejimi për të vëhguar lokalin në pronësi të tij “The boss”. SPAK thotë se përmes këtyre kamerave, grupi ka arritur të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet, oraret dhe personat, me të cilët Birçaj shoqërohej, derisa më 10 maj të 2021-shit vunë në jetë planin për ekzekutimin e tij. Në momentin kur Birçaj u zu në pritë ishte në makinë me njw 20-vjeçar dhe njw polic, të antidrogës Granit Deromema.
Njoftimi i SPAK për zbardhjen e 2 vrasjeve
“Vrasja me paramendim”, parashikuar nga nenin 78, paragrafi 2 i Kodit Penal në dëm të shtetasit Gentjan Qarri më datën 6 shkurt 2021 në qytetin e Vlorës, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit kriminal,“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 333/a dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
Të hetuarit I.H dhe E.M, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, me qëllim realizimin e vrasjes dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët.
Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasi B.B
Nga analiza e komunikimeve, rezulton se I. H. dhe E. M. si dhe shtetas të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë ndërmarrë një seri veprimesh të qëllimshme, për të realizuar vrasjen e shtetasit B. B. Ata kanë siguruar të gjitha kushtet dhe kanë përdorur mjete teknike, si kamera survejimi dhe kanë vëzhguar lokalin “The boss” në pronësi të shtetasit B. B., për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet, oraret dhe personat, me të cilët shoqërohet. Gjithashtu rezulton se ata kanë hartuar një plan konkret për mënyrën dhe vendin e ekzekutimit. Shtetasi B. B. është ekzekutuar më datë 10 maj 2021, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, në Vlorë.

Përmes një komunikate zyrtare, Prokuroria e Posaçme ka sqaruar rolin e Rezart Kuçit, shef seksioni i policisë shkencore në Kukës, i cili u arrestua ditën e sotme nga SPAK.
Sipas SPAK, polici Rezart Kuçi, ka ndihmuar grupin e Hajrullës duke siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike; nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore; ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin; përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal dhe përdorur komunikim të koduar në aplikacionin SKYECC.
Në 2025, kur janë ekzekutuar Gentjan Qarri dhe Bledar Birçaj - për të cilët hetuesit e posaçëm besojnë se pas të dyjave vrasjeve fshihet grupi i Inez Hajrullës, një personazhi të njohur për autoritetet në Vlorë - Kuçi ka qenë shef për hetimin e krimeve në Vlorë, dhe ka lëvizur gjatë kohës në disa detyra të tjera, në Lushnje, shef i krimeve në komisariatin numër 1 në Tiranë.
Në njoftimin e SPAK thuhet se Kuçi ishte i një prej porositësve të 400 kilogramëve kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020, të cilat u kapën nga autoritetet gjermane. Punonjësi i policisë Rezart Kuçi, ishte bashkëporositës i sasisë së drogës së bashku me Armen Memishajn që është shpallur në kërkim. Këta të dy kishin bashkëpunuar me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, dhe kishin investuar edhe në mjete lundruese për transportin e drogës.
Punonjësi i policisë Rezart Kuçi, sot shef seksioni në policisë shkencore në Kukës, u arrestua për 3 vepra të rënda penale, shpërdorim të detyrës, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
SPAK e akuzon grupin e Inez Hajrullës edhe për trafikun e 1.9 tonë droge (kokainë e kanabis) drejt vendeve të Bashkimit Europian. Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, vepronin thuajse në gjithë Europën dhe hetimet e SPAK kanë zbardhur 4 episode të trafikut, mes tyre edhe një porosi prej 400 kg kokaine nga polici Rezart Kuçi.
750 kg kokainë e sekuestruar në Holandë
Flodian Plaku, i njohur ndryshe edhe si Pole Qorri, rezulton se në bashkëpunim me biznesmenin Mendu Duka (ende në kërkim) porositën 750 kilogramë kokainë nga Ekuadori dhe do të trafikohej në vendet e Bashkimit Europian. Sasia e drogës është sekuestruar në portin e Roterdamit në Holandë, ndërsa porositës rezultojnë edhe disa persona të tjerë që deri në këtë fazë të hetimeve nuk janë identifikuar ende nga SPAK. Janë bisedat në SkyECC që kanë çuar SPAK në zbardhjen e episodeve të trafikut të drogës, ku sipas hetimeve ky grup kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.
14 kg kokainë drejt Holandës
Episodi tjetër lidhet me sekuestrimin e 14 kg kokainë në nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda. Nga komunikimet në SkyECC rezulton se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë, transport i organizuar nga Argest Xhezani (në kërkim) në bashkëpunim me persona të tjerë.
Polici Rezart Kuçi porosit 400 kg kokainë
I përfshirë në trafikun e drogës rezulton edhe vetë Polici, Rezart Kaçi, i cili në kohën kur i ka shërbyer grupit të Inez Hajrullës shërbente si shef krimesh Vlorë. Kaçi jo vetëm që i jepte grupit të Hajrullës informacione për rivalët dhe dekonspironte kontrollet e policisë, por rezulton që ka siguruar edhe logjistikë për trafikun e drogës. Bëhet fjalë për të paktën 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020. Droga u sekuestrua në shtetin gjerman, ndërsa sipas bisedave të zbërthyera nga SkyECC, rezulton se porositës i kësaj sasie është polici Kaçi në bashkëpunim me Arben Memishaj (në kërkim) dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës.
Sekuestrimi i 727 kg kanabisi
SPAK ka dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.

Report Tv zbardh të tjera detaje nga aktiviteti kriminal i grupit të Inez Hajrullës. Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, vepronin thuajse në gjithë Europën, ku në faza të ndryshme, janë kapur në Roterdam 700 kg kokainë, 500 kg Maqedoni, e disa qindra kilogram të tjerë në Greqi e Hamburg të Gjermanisë apo Belgjikë.
Droga nisej nga Ekuadori dhe kishte destinacion vendet europiane kryesisht Holandën dhe Belgjikën. Mësohet se punonjësit e policisë ishin të përfshirë jo vetëm në aktivitetin e narkotikëve por edhe në ndihmë të grupit kriminal, duke dhënë informacione kundër rivalëve të tyre që kërkoheshin të eliminoheshin.

Polici Rezart Kuçi, aktualisht shef seksioni në policisë shkencore në Kukës, u arrestua për 3 vepra të rënda penale, shpërdorim të detyrës, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, të fortit të Vlorës, i cili rezulton deri më tani të ketë prositur 2 vrasje dhe bashkë me grupin e tij akuzohen për trafik droge në disa episode.
Ndërsa sot u arrestua për pjesëmarrje në grup kriminal, vetëm 1 vit më parë ai vlerësohej nga Drejtoria e Policisë së Shtetit me certifikatë për shërbime të dalluara.

SPAK ka lëshuar në total 8 urdhër arreste për grupin e Inez Hajrullës. Mes të arrestuarve, siç bëjnë me dije burime për Report Tv, është edhe një ish polic, Hamëz Demushi, i cili është kapur në Zvicër. Në pranga ka rënë edhe Rezart Kuçi, aktualisht shef i departamentit të Policisë Shkencore në Kukës, ndërsa më herët ka shërbyer në disa komisariate, si Lushnjë, Tiranë, por edhe ish-shef krimesh në Vlorë. Ai akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Burimet sqarojnë se Policisë i ishte dhënë vetëm 7 urdhër arreste dhe nuk i ishte dorëzuar urdhër arresti për Rezart Kuçin, me qëllim që të mos dekonspirohej operacioni.
Grupi i Inez Hajrullës qëndron edhe pas vrasjes së Bledar Birçajt në Vlorë në 2021, episod tashmë i zbardhur nga SPAK. 40-vjeçari, Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Në drejtim të automjetit u qëllua mbi 30 herë, ku 7 plumba i morën jetën.
Në 2021 kur u organizua atentati, Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe pista e hetimeve ishte përplasja mes bandave për trafik droge. Në makinë me të rezultoi të ishte edhe një 20-vjeçar, si edhe një polic, Granit Deromema, i cili më vonë u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit.
Emri i Birçajt nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj ishte edhe një pronar i një lokali në Vlorë.
Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

Inez Hajrulla
SPAK ka lëshuar 7 urdhër arreste, pas zbardhjes të disa ngjarjeve kriminale dhe trafikut të drogës. Mes tyre është lëshuar urdhër arrest për Inez Hajrullën, i njohur ndryshe edhe si i forti i Vlorës. Burime thonë se Hajrulla nuk është gjetur në bazën e tij në Vlorë ku edhe po ushtrohen kontrolle. Mes urdhër arresteve, është edhe emri i Ervis Matodashaj. Të dy i kanë shpëtuar operacionit të SPAK.
Sipas burimeve të Report Tv, 2 prej personave që është lëshuar urdhër arrest iu është komunikuar në qeli, 3 të tjerë rezultojnë se ndodhen jashtë shtetit. SPAK ka zbardhur 2 vrasje dhe episode të trafikut të drogës.

Me urdhër të SPAK janë lëshuar 7 udhërarreste pasi janë zbardhur disa ngjarje kriminale. Mes ngjarjeve të zbardhura është edhe eliminimi i Gentian Qarrit 5 vite më parë, i njohur ndryshe si Gecja.
40-vjeçari Gentjan Qarri po lëvizte në këmbë në orët e pasdites në datën 6 shkurt 2021 në Vlorë. Në drejtim të tij u shkrehën plumba kallashnikovi, ndërsa mbeti i vdekur në vend.
Qarri ishte dënuar më herët për trafikim të lëndëve narkotike në Itali. Autorët dogjën mjetin pranë Pyllit të Sodës dhe humbën gjurmët. Pamjet e kamerave të sigurisë nuk i kanë ndihmuar shumë hetuesit, të cilët kanë arritur të shohin vetëm dy persona të mirëkamufluar që largohen pasi kryen vrasjen.
Prej orëve të para të mëngjesit, me urdhër të SPAK po zhvillohet një operacion në Vlorë. Burime bëjnë me dije se kontrollet po ushtrohen në zonën e quajtur ‘7 pallatet Oslo’, e njohur ndryshe edhe si baza e Inez Hajrullës.
Komente













Çertifikaten ja dha ketij Rezart llumit djali i Altinit shoferit te Met Rrumbullakut, e emeruan sespe mbante call centerat e Florit e te Altinit, keta emeroi Meti e Aleksi po ju vjeb rradha tani
PërgjigjuSa te ken elidon celen klod kondin dhe ter ata barbonat e operacjonales qe i ruajn se mos i prek njeri nuk kan per tu kapur ata
PërgjigjuKa kuptim qe kriminelet te arrestohen vite pasi kane bere vrasje dhe nderkohe per gjithe kete periudhe kane qene te lire dhe me siguri e kane vazhduar aktivitetin e tyre? Vlora vajti vite qe nuk gjen qetesi, ka kuptim qe te ekzistoj me Policia e Vlores?
Përgjigjudirushi cun i mir
PërgjigjuKte show te turpshem e kuptojne dhe femijet e kopshtit Se duan ti japin ze gjoja tashi qe iku proda po punon policia, Por ne fakt ne vlore jane e gjithe policia e shitur dhe marrin rroge Cdo muaj nga te gjitha bandat, sepse ne vlore ky sakati eshte me i vogli Per fuqi , se jane nga tjere nga 1992 ne treg dhe disa nga 1997 Qe vrasin e presin e marrin gjoba dhe lojra fati casino lokale e pub Ndertojne pallate dhe si permendet emri! Kurse ky hajrulla qe eshte dhe me kembe proteze i shkreti na qenka Me i kerkuari, apo thjesht po investojne kundershtaret Per ta patur ne burg me te sigurte se eshte kundershtare me shume Si puna vis martinit dhe fatkeqsisht se ka te gjate Se ato vrane edison harrizin me nofke faqedjeguri Jo me kto tjeret, dhe si zinxhir vrasjesh ishte dhe vrasja e rinasit Gilmando dani e shullazi shoku i ngushte i ktyre ! Pse pikerisht po goditen kto lind pyetja, nga vis martini me shoke Te gjithe kto ishin shoke e bashkepuntore.. Respekt
PërgjigjuTi nuk je na vlora pse flet kot ? Ky inezi i ka ber te ikin te gjith camet nga Vlora dhe gjysmat e grupeve i ka shok. Gjitha bastatet e vlores ky i ka bashk me coke qorrin. Mos flisni pa lidhje kot
Kush jane te fortet e tjer? Sa per dijeni vis martinaj ishte shok me inin dhe jo rival
Kur ta kuptoj shteti qe Elidon Cela,drejtori i policise se Vlores , e vendosem te behet drejtor i drejtorise se pergjithshme te Shqiperise me bekimin e krushkut te Tom Doshit..ateher do kapem..deri ateher Spak Spak..t..motren.
PërgjigjuDo i ket lajmeruar kristi corrokaj ushtari personal i oçes
PërgjigjuAs Doqja sado qe esht djal i mire nuk eshte nr 1 ne Vlore.Sa te jet kokuqi te tjeret jane mbushsa topi
PërgjigjuCa shteti prej letre,as nje njeri me nje kembe skapin dot ahahaha
PërgjigjuIken dhe kakacet dhe qorrat banda e budallenjve qe kan ngel ca kakac e ca gjysmak doli doqe çami me I fort
PërgjigjuDocja esht per vete ne kerkim heret a von do kapet ..kto camet i kan perzen kto tgjith prej vlore asni cam ska me ne vlor qe esht i fort
E drejt docia esht tjeter nivel jo si ini spiuni me shok vec me shtet e kan sulmu doçen tani te bojn te fortin ini pederasti
Doces,Durit,vellerve duka te kete jeten e gjate A.L se per pese min i kap shteti