TIRANE - Gratë dhe të rinjtë nuk janë prioritet i Bashkisë së Tiranës. Konstatimi vjen nga CRCA – Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri që në raportin mbi periudhën mars-korrik 2012 vëren se gjatë 5 mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Tiranë, çështjet që prekin gratë dhe të rinjtë nuk kanë qenë pjesë e prioriteteve.
Në raportin e CRCA theksohet se rregullorja e Këshillit kufizon pjesëmarrjen e qytetarëve në mbledhje, gjë që bie në kundërshtim me frymën e Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”.
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri vlerëson faktin se kryetari Lulzim Basha ka qenë gjithmonë prezent në mbledhjet e Këshillit, për të cilat kuorumi ka qenë konform ligjit, por dënohen disa raste kur fjala e përdorur nga këshilltarët dhe kryetari i Këshillit mund të konsiderohet absolutisht e ashpër për institucion publik.
Raporti i CRCA rekomandon që Këshilli Bashkiak i Tiranës të mblidhet të paktën një herë në muaj, data dhe ora të njoftohen publikisht në website-in e Bashkisë, ndërsa këshilltarëve u rekomandohet të jenë shumë herë më të kujdesshëm me fjalimin e përdorur.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com