Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro ne komisionin parlamentar Foto Albert Myftaraj
Tiranë, 15 Korrik / ATSH - Klajdi Musabelliu / - Komisioni i Integrimit, miratoi sot në parim pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin "Creative Europe 2014/2020" (Europa Krijuese).
Zv.Kryetari i Komisionit, Z.Taulant Balla e cilësoi marrëveshjen e parë pas marrjes së statusit kandidat, si një ogur i mire për Shqipërinë dhe për kulturën e vendit tonë.
Nga ana tjetër Ministria e Kulturës, Z.Mirela

Kumbaro, në fjalën e saj përpara Komisionit dhe mediave u shpreh: "Është një nder për Ministrinë e Kulturës që kjo marrveshje u miratua, jo vetëm për rëndësinë e saj, por pwr faktin se tashmë ne u futëm në Europë me këmbën e kulturës". Komisioni Europian me anën e këtij organizimi, i jep një përparësi të madhe kulturës, dhe me anën e këtij projekti afatgjatë, në të cilin do të përfshihen rreth 250 mijë shoqata si dhe 500 mijë individë të interesuar, të cilët kanë paraqitur e do të paraqesin projektet e tyre serioze, ne do të përzgjedhim më të mirët në përfaqësim, me anën e një proçesi (konkursi) transparent" - u shpreh Kumbaro duke shtuar se "55 mijë eurot, që janë kuota që duhet të paguhet nga buxheti i shtetit, do të sjellin një fond prej 1 miliard e 500 mijë eurosh nga Komisioni Europian, në dispozicion të realizimit të këtij programi, si dhe të projekteve që ne do të prezantojmë".
Ndërkohë pyetjes së deputetes Arta Dade, se a mund e drejta e autorit të pengojë proçesin zonja Kumbaro ju përgjigj: "Kemi studiuar dhe hartuar në bashkëpunim me KE-në edhe një ligj, sipas standarteve europiane, që shumë shpejt do ta paraqesim edhe në Parlament, i cili do ta ndryshojë totalisht edhe konceptin e të drejtës së autorit. Me miratimin e këtj ligji do të përmbushim edhe një tjetër kërkesë të BE-së".
Sa i përket transparencës dhe informimit të të gjithë proçesit, Kumbaro tha se sfida e parë si Ministre e Kulturës kishte të bënte me rikthimin e besimit jo vetëm në këtë proçes, por në të gjithë institucionin që ajo drejton./b.zh/
/Shqiptarja.com