TIRANE - Creative morning ka prezantuar sot në ambientet e Ambasadës Italiane në Tiranë takimin e radhës me temë Revolucioni Ushqimor. Creative Morning vjen në kuadër të një nisme nga kuzhinierë të cilët synojnë të promovojnë ushqime të shëndetshme.
Në traditën e përmuajshme të Creative Morning, këtë herë fjalën e nderit e mbajti Dhurata Thanasi e cila është e njohur për recatat e saj në faqet e krijuara në rrjetet sociale por edhe për gatimet e shkëlqyera që bën në Ambasadën Italiane.
Thanasi tha se pavarësisht ndryshimeve dhe revolucionit shqiptarët janë ende shumë të interesuar për kuzhinën tradicionale shqiptare.
“Rastësisht, rastësisht shumë rastësisht me një miken time që nuk ndodhet këtu po që do dëshironte të ishte Alba Malltezi, kur ndaja recetat më tha: "Dhurata pse nuk bën të mundur që këto gjëra që di nga 5 veta le ti hapim në 500 veta që është portali i gazetës sonë". Momentin që fillova blogun tim fillimisht jo personal por të gazetës pata një interesim të jashtëzakonshëm të njerëzve jo vetëm për recetat apo gjërat që ndaja, po sidomos për traditën. Një interes i jashtëzakonshëm,” – u shpreh Dhurata Thanasi.
Ndërkohë ambasadori Italian në Tiranë Massimo Gaiani theksoi se është mjaft e rëndësishme që të gjithë të njihen me ushqimet e pasura me vlera e të kuptojnë rëndësinë që ka ushqimi për shëndetin e njeriut.
“Italia e ka universalizuar temën e ushqimit si një nga elementët primarë të jetës, ndaj sot në Milano mbahet edhe panairi më i madh ushqimor ai i Expo Milano. gjithë qëllimi i shoqërisë është dhënia e ideve të reja se si të përmirësojmë cilësinë e ushqimeve dhe ti bëjmë ato gjitmonë e më të mira. është e rëndësishme që të dihet rëndësia e ushqimeve që hamë dhe që gjithmonë të ushqehemi sa më shëndetshëm pasi ky është edhe sekreti i një jetë të gjatë. dua tju them se në të gjitha këto ndryshime është e rëndësishme që të mos harroni traditën e kuzhinës suaj pavarësisht se kalon koha e sjell ndryshime,” – tha Gaiani.
Të pranishmit në takim u njohën me revolucionin e ushqimit në tavolinat shqiptare duke nisur nga periudha e komunizmit ku baza ushqimore ishte buka djathi dhe domatet e deri në ditët e sotme ku tavolinat janë të mbushura plot me ushqime qofshin këto të gatuara nga amvizat apo të marra të gatshme.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO