TIRANË - Banka Credit Agricole Shqipëri në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare ambjentaliste Ecovolis inaguruan dje stacionin e bicikletave pranë zonës të 21 Dhjetorit në Tiranë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshem i Bankës, Luc Beiso dhe Drejtori i Ecovolis, Ened Mato.

Stacioni i vendosur në zonën e 21 Dhjetorit, një zonë me një nivel ndotjeje urbane të lartë është një mesazh për komunitetin për të ulur përdorimin e karburantit. Kjo përçohet dhe në mesazhin që banka ka vendosur me pankarta në këtë stacion: “Mos digjni karburant, por kalori”.
 
Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)