Ylli portugez, Kristiano Ronaldo ka pranuar se e ka mbështetur vendimin e përzgjedhësit, Paulo Bento që të godasë i fundit në serinë e penalltive në gjysmëfinale të Evropianit kundër Spanjës. Kampionët në fuqi të Evropës iu gëzuan fitores me shifrat 4:2 në penallti, kurse Ronaldo mbeti pa gjuajtur në penallti, ngase dy bashkëlojtarët e tij, Zhao Mutinjo dhe Bruno Alvesh nuk ishin të saktë, ndërsa te spanjollët dështoi vetëm Alonso.
“Duhej ta gjuaja penalltinë e pestë për skuadrën time, por më herët bashkëlojtarët e mi dështuan në dy tentativa dhe kësisoj nuk mu dha rasti ta godas topin nga 11-metërshi. Kjo ishte një çështje e marrëveshjes me trajnerin. Më pyeti a dua ta godas penalltinë e pestë dhe iu përgjigja se dëshiroj. Nganjëherë godas i pari, i dyti apo i treti. Kësaj radhe vendosëm të gjuaj i pesti”, ka theksuar Ronaldo, i cili kësisoj nuk pati mundësi për të mposhtur portierin e skuadrës së tij, Real Madrid, Iker Kasilas.
“Për mua ishte krejtësisht normale të luaja kundër bashkëlojtarëve të mi te Reali. Në fushën e lojës nuk jemi miq, por jashtë saj po. Shpresoj që Spanja do ta fitojë titullin e kampionit edhe pse do të ketë punë shumë të vështirë në finale”, ka nënvizuar Ronaldo, i cili më pas ka komentuar për paraqitjen e tërësishme të Portugalisë në këtë Evropian.
“Jam i zhgënjyer. Gjithmonë është e dhimbshme kur humb me penallti, por kjo është një lotari, ku fiton skuadra që ka më shumë fat. Mendoj se në përgjithësi kemi bërë paraqitje të mira. Jemi në mesin e katër skuadrave më të mira në Evropë, kurse arsyeja e vetme që nuk jemi në finale qëndron në faktin se nuk kishim fat. Sidoqoftë, duhet të jemi krenar me atë që kemi arritur” tha Ronaldo.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com