/ATSH-Megi Zonja/. - Gazeta "New York Post", ka publikuar ndarjen e futbollistit  Cristiano Ronaldo dhe bukuroshes ruse, Irina Shayk. Tashmë ndarja e tyre është zyrtare. Arsyeja e ndarjes së çiftit të shumëpërfolur ishte familja e lojtarit të Real Madrid. Pikërisht nëna e tij ishte kundër kësaj lidhjeje, duke e detyruar Ronaldon të ndahet nga Shayk.