Cristiano Ronaldo fiton gjyqin, i merr 10 milionë euro Juventusit

Cristiano Ronaldo fiton gjyqin, i merr 10 milionë euro Juventusit

Cristiano Ronaldo

ITALI - Cristiano Ronaldo ka fituar arbitrazhin prej 19.5 milionë eurosh kundër Juventusit për borxhet e papaguara për të ashtuquajturën “manovër e dytë të pagës” për sezonin 2020/2021, kohë e pandemisë.

Ky vendim është marrë nga Bordi i Arbitrazhit i përfaqësuar nga Gianroberto Villa, Roberto Sacchi dhe Leandro Cantamessa; i thirrur për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes klubit të Juventusit dhe ish-sulmuesit bardhezi.

Duke pasur parasysh rrethanat dhe kohën e pandemisë, Juve do të duhet të paguajë CR7 vetëm gjysmën e asaj që kërkoi sulmuesi, rreth dhjetë milionë euro plus interesat.

Nga njëra anë, pesë herë fituesi i Topit të Artë pretendoi se duhej të merrte shumën mbrapsht dhe nga ana tjetër, klubi i Juventusit pretendoi se vetë lojtari kishte hequr dorë nga paga e munguar prej 4 muajsh në kohën e transferimi i tij te Manchester United.

Sot ka mbërritur vendimi përfundimtar dhe Juventusi do t'i detyrohet portugezit 9.8 milionë euro, shifër kjo që do të rivlerësohet nga interesat.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)