Ylli portugez, Kristiano Ronaldo e ka cilësuar fitoren në derbin kundër Atletiko Madridit (4:1) si një nga më vendimtarët në garën për titull kampion.

“Kemi pasur një kalendar të ngjeshur dhe mbi të gjitha me kundërshtarë shumë të fortë. Gjithsesi, ndeshja derbi kishte një rëndësi tepër të madhe në garën për titullin kampion. E dinim që do të ishte e vështirë, por ia dolëm me sukses. Jam shumë i lumtur për tri pikët, pasi tashmë jemi më pranë titullit”, u shpreh Ronaldo, i cili shënoi tre gola në këtë sfidë.

“Gjithmonë kënaqesh kur shënon në fitoren e skuadrës. Por, unë e kam thënë edhe më parë që nuk luftoj për statistika, por për trofe”. Ylli portugez kapi kuotën e 40 golave në kampionat, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje nga fundi i edicionit, duke barazuar kështu rekordin personal.(rb/shqiptarja.com)