Cristiano Ronaldo u largua dhe nga skena e futbollistëve më të mirë të botës në mënyrë simbolike, pasi emri i tij nuk ishte në mesin e të nominuarve për çmimin prestigjioz "Topi i Artë". Shënimi i golave në Arabinë Saudite nuk mjafton për nominime të tilla, ndërsa rivali i tij i madh Lionel Messi është në rrethin më të ngushtë të favoritëve për të fituar, kryesisht për shkak të fitores në Kupën e Botës.
Pas përzgjedhjes, Ronaldo foli për rivalitetin me Messin, i cili shënoi epokën moderne të futbollit.
"Tifozët e Cristiano Ronaldos nuk kanë nevojë të urrejnë Lionel Messin dhe anasjelltas. Ne ishim të dy të suksesshëm, së bashku ndryshuam historinë e futbollit. Jemi të respektuar në të gjithë botën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme", tha CR7 fillimisht.
Më pas Ronaldo tha se me Messin nuk kanë konsumuar kurrë një darkë së bashku, teksa nuk pretendojnë të jenë miq, ndërsa kanë respekt profesional për njëri-tjetrin.
"Leo ndoqi rrugën e tij dhe unë ndoqa rrugën time. Për aq sa kam qenë në gjendje të ndjek, ai është mirë në SHBA dhe unë jam mirë jashtë Evropës. Trashëgimia do të jetojë, por nuk mund ta imagjinoj një rivalitet më i madh se i yni. Ne kemi ndarë skenat më të mëdha për 15 vite të gjata. Nuk po them se jemi miq, sepse nuk kemi shkuar kurrë, për shembull, për darkë bashkë. Por ne jemi kolegë profesionistë që respektojmë njëri-tjetrin", tha Ronaldo.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
61.4%
-
Jo
25.9%
-
S'i dihet
12.7%
Vota total: 2331
Lajme të tjera
-
Lionel Messi përplaset me trajnerin Scaloni te Argjentina
30 Nëntor, 15:23
-
VIDEO/ Dopietë për tre minuta, Cristiano Ronaldo shënon gol të 'çmendur' nga 30 metra
24 Nëntor, 21:14
-
Përsëri probleme në familjen e gruas së Messit, grabitësit iu marrin paratë sërish
23 Nëntor, 12:11
-
Messi dhe Ronaldo takohen sërish si kundërshtarë, fiksohet miqësorja mes dy klubeve
21 Nëntor, 19:24
-
'Je pak dembel', Santos debatoi me Benzemanë! Zbulohet biseda që solli shkarkimin e trajnerit
8 Nëntor, 16:58
-
Grabiti vilën e Benzemasë dhe Cristianos por jo Messin, rrëfehet grabitësi shqiptar: Nuk e bëra sepse kisha respekt
6 Nëntor, 22:46
-
Goli i 12-të sezonal, Cristiano Ronaldo mrekullon sërish nga Arabia Saudite (VIDEO)
4 Nëntor, 21:45
-
Rrumbullaku pret delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite, në fokus bashkëpunimi për luftë ndaj krimit
3 Nëntor, 12:19
-
Papa Françesku s'preferon Messin dhe Maradonën: Pele, ishte një burrë i madh
2 Nëntor, 19:22
-
Messi fitoi Topin e Artë, Cristiano Ronaldo 'shkrihet gazit' me vendimin
31 Tetor, 17:09
-
'Topi i Artë një farsë, e meritonte Haaland', legjenda Matheus kritika për Lionel Messin
31 Tetor, 15:09
-
Dhurata të personalizuara dhe i larë në ar nga Adidas, Lionel Messi imiton legjendën e NBA me tetë unaza! Të ardhurat për bamirësi (VIDEO)
31 Tetor, 13:31