Cristiano Ronaldo përçan Manchester United, reagon klubi: Sot kemi nisur procedurat

Cristiano Ronaldo përçan Manchester United, reagon klubi: Sot kemi nisur procedurat

Cristiano Ronaldo

Intervista e Cristiano Ronaldos për mungesë respekti nga klubi i Manchester United dhe trajneri ten Hag ka sjellë për herë të parë reagimin e klubit nga "Old Trafford". Në një komunikatë zyrtare, United bën me dije se këtë mëngjes klubi ka nisur të gjitha hapat e duhura në përgjigje të intervistës së fundit të CR7.

Asnjë koment i mëtejshëm nga "Djajtë e Kuq", që paralajmërojnë kështu një "tërheqje veshi" për lojtarin luzitan. Gjobë e majme pritet për sulmuesin në këtë procedurë disiplinore, teksa nuk përjashtohet mundësia që në janar Ronaldo të ndërrojë ambient.

"Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media. Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij", shkruan United.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës