Rrjeti social Instagram është kthyer në një biznes fitimprurës për shumë persona të famshëm.
Mjafton një postim në këtë platformë për të shtuar llogaritë e tyre bankare me qindra mijë paund.
Media britanike ka publikuar personazhet që kanë marrë më shumë të ardhura gjatë këtij viti në Instagram.
Në kategorinë e meshkujve, rekordin e mban Cristiano Ronaldo me 38.2 milionë paund.
Futbollisti portugez është shumë më lart Lionel Messit, i cili për 2019 siguroi 18.7 milionë paund.
Podiumin e personave të famshëm që fitojnë më shumë nga Instagrami e plotëson modelja Kendall Jenner me 12.7 milionë paund që lë pas një ikone që sportit britanik siç është David Beckam, pronari i “Inter Miamit” i pozicionuar në vendin e katërt me 8.6 milionë p[aund të fituara nga postimet e tij në Instagram
Cristiano Ronaldo është ai që ka më shumë ndjekës në Instagram, 194 milionë dhe gjatë këtij viti ai ka bërë 49 postime të bujshme, teksa promovoi këpucët e tij të futbollit, linjën e tij të parfumeve apo klinikën e konsultës për flokët.