Crossbones promovon albumin e 
ri, del "Lufta e Tretë Botërore"

Crossbones promovon albumin e <br />ri, del
Albumi “Lufta e Tretë Botërore” e grupit Crossbones sapo është publikuar ndërkombëtarisht.

Pjesë e këtij albumi janë Olsi Ballta, vokalisti dhe themeluesi i grupit, Theo Napoloni në bateri, Ben Turku në kitarë dhe Klejd Guza në bas.

Promovimin e parë të albumit të ri djemtë e Crossbones e kanë bërë këtë të shtunë me miqtë, ndërsa disa nga këngët e tij janë zbuluar si nje surprize speciale në natën e parë të festivalit BUNKrock më 22 dhjetor që u mbajt në BUNK’Art 1.

Për grupin Crosbbones hedhja e albumit në tregun ndërkombëtar të muzikës është një shpërblim për sakrificat 20-vjeçare të punës së arsyetuar të këtij grupi, siç shprehet Olsi Ballta.

"Albumi i ri që ne prezantojmë për publikun vjen edhe me rastin e 20 vjetorin tonë. Jemi një bandë prej 20 vjetësh në skenat shqiptare të rokut. Lufta e tretë botërore vjen në një kohë goxha të trazuar. Është një moment shumë i trishtë për botën. Ky album vjen si një formë proteste dhe për t’i thënë jo luftës, për më shumë paqe dhe harmoni mes njerëzve", shprehet Ballta. 

Djemtë e grupit Theo, Beni dhe Klejdi nuk janë ndarë nga njeri tjetri. Dhe këtë fakt ata e konsiderojnë si një sfidë që i ka paraprirë suksesit.

"Ideja e albumit ka qenë një punë gati 2 vjeçare. Ne po përpiqemi të bëjmë atë që duhet bërë. Është shumë e thjeshtë. Shumë njerëzore të shkruash muzikën tënde origjinale, dhe ta promovosh, dhe pastaj t’ua lësh  njerëzve të të vlerësojnë", shprehet Ben Turku. 
 
"Secili ka ndonjë ide, dhe ne realizojmë bashkë duke krijuar një ndjenjë më organike të këngës. Dhe pjesa e luajtjes live në koncerte e forcon më shumë këtë ndjesi që  është grup unik'
, tha për Report Tv Klejd Guza.  

Grupi Crobones Albania u bë i njohur me albumin e parë “Days Of Rage” të publikuar në vitin 1997, duke vijuar me “Toxic Waste” dhe “Alive” në vitin 2015, ndërsa këtë janar ata kanë arritur një nivel të lartë perfomancave dhe të suksesit që kurorëzohet me albumin e ri te sapohedhur në treg “Lufta e Tretë Botërore”. 
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot