Crotone dhe Pescara në garë
për 23-vjeçarin Arlind Ajeti

Crotone dhe Pescara në garë<br />për 23-vjeçarin Arlind Ajeti
Crotone sfidon Pescaran në garë për mbrojtësin shqiptar të Torinos, Arlind Ajeti. Sipas mediave italiane, dy klubet e Serie A kanë shfaqur interes për lojtarin kuqezi, i cili është pjesë e skuadrës së Torinos.

Ajeti e nisi sezonin nga infermieria dhe tashmë që është rikuperuar plotësisht, nuk arrin të gjejë një vend në formacionin e drejtuar nga Sinisa Mihajlovic. Në këtë mënyrë, për 23-vjeçarin hapen dritare të reja merkatoje në Itali.

Paraqitjet pozitive të sezonit të shkuar me Frosinonen kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Serie A, mes të cilave Crotone dhe Pescara që janë vënë në lëvizje për të forcuar sa më shumë repartin e tërhequr.

Kalabrezët kanë treguar mangësi të theksuara në mbrojtje gjatë këtij sezoni dhe një emër si Ajeti mund të ofrojë më shumë siguri. Në krahun tjetër, edhe Pescara ka nevojë për emra të besueshëm pas startit katastrfik të sezonit ku nuk ka siguruar ende asnjë fitore në fushë.

Dy skuadrat në fjalë janë në pritje për të mësuar qëllimet e Torinos pasi klubi piemontez nuk ka vendosur ende. Bovo dhe Ajeti janë në balotazh. Është presidenti Urbano Cairo ai që do të thotë fjalën e fundit dhe më pas Crotone e Pescara do të duelojnë për të fituar shërbimet e mbrojtësit italian ose atij shqiptar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve