Para votimit ka pasur debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në komisionet Kuvendore. Sot ky pr/ligj u debatua në komisionin e Ekonomisë, ku po raporton ministri i Financave Shkëlqim Cani.
KOMISIONI I EKONOMISE
Në komisionin e Ekonomisë ish-ministri i Financave Ridvan Bode, deputet i PD-së akuzoi qeverinë se po përdor një procedurë antiligjore dhe korruptive. Ndërkohë që ministri i Financave Shkëlqim Cani mbrojti kontratën duke e thënë se në krahasim me rajonin kjo është kontrata me çmim më të ulet në raport me shërbimin qe do japin.
Ministri Cani u shpreh se kompania do të ketë një asistencë të kushtëzuar në bazë të performancës së saj.
Cani: "Kësaj kompanie 25 % e pagës do t’i kushtëzohet për performancën që do të ketë. Si tregues të saj do të jetë mbledhja e të ardhurave të doganave jo më pak se 90 milionë euro, në vit. Kontrata me kompaninë “Crown Agents” është 2-vjeçare me një afat plus minus një vit dhe në varësi të punës së saj mund të ketë dhe përsëritje të kontratës. Të ardhurat doganore janë një nga synimet bazë për të mbushur arkën që qeveria e meparshme na la bosh me papërgjegjshmëri. Ne nuk do të lidhim kontrata pa transparencë, prandaj po përfshijmë kuvendin. Kompanisë i kemi vënë kushte që 20 % e pagesës të kushtëzohet nga performance që ne synojmë, një rritje jo më pak se 90 milionë euro në vit. Në dy vite kjo agjenci do i kushtojë buxhetit të shtetit 8.4 milionë euro . Bazen 10 per qind të GDP-së e morëm se është niveli më i lartë. Por e theksoj se ende nuk kemi rënë dakord përfundimisht me kompaninë sepse jemi ne fazen e anekseve”.
Ministri i Financave vuri në dispozicion të deputetëve anekset e kontratës, ashtu siç i kishin kërkuar duke i bërë thirrje për të mos spekulluar me to.
Bode: “Ju po e sillni këtë kontratë në Parlament për të eleminuar konkurencën. Ne kemi deri tani konsulencën e BE. Pra po anashkaloni garën. qeveria po përdor një procedurë antiligjore dhe korruptive. Autoriteti i doganave italiane që është shteteror sigurisht që do ju japë më shume informacion se një kompani private. Por ju nuk e doni këtë. Doni të shmangni BE”
PERJASHTIMI NGA TAKSAT
Përjashtimi i kompanisë britanike nga detyrimet tatimore ka qenë fakt i pyetjeve të opozitës që Zv ministri Ervin Mete e argumentoi me tipikën e kompanisë dhe fondit publik.
Ervin Mete: “I kemi përjashtuar nga taksat vetëm punonjësit e huaj. I kemi përjashtuar sepse janë pjesë e fondit publik. Edhe për arsye të tipikës së kompanise. Në krahasim me rajonin kjo është kontrata me çmim më të ulet në raport me shërbimin qe do japin”.
Cani: “Këta persona nuk kanë akses në data base. Personeli që do të punojë janë resident në vendin e origjinës dhe do të taksohen atje. Personeli shqiptar do të taksohet këtu".
Kokëdhima: Jam dakord që më parë asnjëherë nuk ka patur një përpjekje dinjitoze për problematikën e doganave. Koncesioni i fundit që dhatë në ikje ka kushtuar shtrenjtë. Vetëm në Rrugën e Kombit ju bëtë prokurim të drejtëpërdrejtë në 1 miliardë euro. Kjo është një kompani me shumë reputacion dhe qeveria jonë ka besim tek ajo.”
KOMISIONI I JASHTEM
Në komisionin e Jashtëm deputeti i PD-së Aldo Bumçi hodhi hije dyshimi mbi procedurën e zgjedhjes së kompanisë dhe se asistenca doganore nga Italia e cila deri sot ishte me zero kosto lekë sot d’i kushtojë shqiptarëve 13.5 milionë euro.
Mediu: Përzgjedhja juaj për këtë ka ardhur si një domosdoshmëri nevoje. Keni bete nje analize qe thuhet se duhet kjo marreveshje
Specialistja nga min e Financave: Unë flas për aq informacione sa di.
Dokle: Kam arritur në konkluzionin se marrëveshja që ka bërë kjo kompani me Bullgarinë nuk ka qenë për rritje ekonomie.
Bumçi: “Nuk ka procedura konkuruese si është zgjedhur kjo kompani. Vendimi i qeverisë nuk u paraqit në faqen e Këshillit të ministrave. Deri më sot kemi pasur asistencë doganore nga Italia me zero kosto lekë. Ndërsa tani pagesat do të na kushtojë 13. 5 milionë euro. Pse kjo kompani që do marrë fitime të larta nuk do të paguajë asnjë takse."
Islami: Kontrate ka ardhur pasi kompania ka asistuar edhë me fushatë elektorale.”
Ruçi: Nuk ka asnjë mbivendosje të kësaj asistence mbi asistencën doganore që jepet nga Bashkimi Europian.
Dade: Marrëveshja nuk bie ndesh me Kushtetutën. . Them ta kalojmë këte marrëveshje
BATUTA
Islami: Ka një media në Angli që këshillon Kazakistanin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ti e di qe nuk nxehem si zoti dokle.
Blushi: Do të të përjashtojnë nga komisioni o Islam se nga partie ike.
Islami: Më lini të flas.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)