Çuçi me Task Forcën në Sarandë: AKU të garantojë sigurinë ushqimore, s’ka më muzikë të lartë pas mesnate (VIDEO)

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi zhvilloi një takim në Sarandë me Task Forcën për mbarëvajtjen e sezonit turistik në këtë bashki. 

Çuçi kërkoi një koordinim më të mirë të punës mes të gjitha institucioneve në mënyrë që sezoni turistik në Sarandë të mos ketë probleme. Në mënyrë të veçantë ai e vuri theksin tek niveli i ndotjes akustike dhe tek siguria ushqimore.

‘Nuk lejohen më zhurmat pas orës 12:00 të natës. Më shumë ne përfitojmë lavdërime dhe turistë duke kufizuar zhurmat sesa duke i prishur qetësinë 10 apo 20 pushuesve që duan muzikë me volum të lartë. Ndërkohë 500 të tjerë që janë rreth e rrotull shqetësohen që kanë ardhur me pushime dhe nuk kalojnë asnjë ditë të qetë”, tha Çuçi.

Sa i përket sigurisë ushqimore, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kërkoi nga inspektorët e AKU-së që t’i përmbahen planeve të tyre të inspektimit, por të veprojnë me etikë dhe qytetari.

“Duhet të veproni me seriozitetin maksimal, por me kulmin e etikës dhe edukatës. Kjo është themelore për të pasur një fytyrë të shtetit ashtu siç duhet dhe për të garantuar gjithë pushuesit. Nëse pushuesi mund të të falë disi zhurmën, kur vjen puna tek ushqimi askush nuk toleron. Prandaj duhet të jemi shumë rigoroz në këtë drejtim”, tha Çuçi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja