Çuçi në Report Tv: 3006 qytetarë të strehuar në hotele! Disa banorë kanë nisur vetë RINDËRTIMIN, sot u regjistruan online 60 aplikantët e parë

TIRANE- Zv. ministrja e Turizmit Ornela Çuçi, koordinatore për Durrësin për çështjen e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti ka deklaruar në studion e Report Tv se aktualisht numri i banorëve të strehuar në hotele është 3006, nga 4200 që ka qenë në fillim. Çuçi tha se sot ka nisur edhe aplikimi online i banorëve të dëmtuar nga tërmeti, dhe se janë rejistruar 60 aplikantët e parë pa ndihmën e sporteleve, ndërkohë që shumë të tjerë vijojnë regjistrimin në asistencën e një punonjësi të bashkisë. Ajo deklaroi se në disa zona të prekura nga tërmeti banorët por edhe pronarët e pallateve kanë filluar rindërtimin e banesave të dëmtuara, me një leje të thjeshtë pranë pushtetit lokal.

"Aktualisht vijojnë të jenë ende 3006 banorë nëpër hotele. Kjo është shifra e fundit. Një pjesë e madhe kanë marrë bonusin e qirasë dhe janë vendosur në ato ambiente derisa të jenë gati shtëpitë e tyre. 5800 banorë janë në çadra. Një pjesë e tyre nuk duan të largohen nga vendet e tyre, nuk duan të shkojnë larg pronës dhe çadrat i janë vendosur shumë afër. Në Manëz kemi 200 çadra dhe në Ishëm 250 çadra. Kanë kushtet e pritjes dimërore.

Sot ka pasur aplikimet e para 60 banorët e parë kanë bërë aplikimet online pa ndihmën e sporteleve ndërkohë që ka pasur shumë të tjerë që kanë kërkuar edhe ndihmën e sporteleve. Në Durrës janë 1310 familje që kanë kërkuar të marrin bonusin e qirasë. Bonusi merret edhe nëse nuk ka një kontratë qiraje. Janë tre bonuse 1-3 anëtarë me 200 mijë lekë të vjetra 3-5 250 mijë lekë dhe mbi 5 persona 300 mijë lekë.

Secili prej banorëve do duhet të akomodohet. Kur merr bonusin e qirasë do të akomodohet në banesë me qira. Qytetarëve i është ofruar bonusi i qirasë. Nga një ditë në tjetrën numri i banorëve nëpër hotele ulet. Kanë qenë 4200. Kjo tregon se bonusi i qirave ka funksionuar.

Në zonën e Ishmit do të shikoni se ka banesa që janë drejt përfundimit që janë dëmtuar nga tërmeti i parë. Ka qytetarë që me një leje të thjeshtë kanë filluar riparimet e shtëpive të tyre. se kurdoherë më parë. Ka pasur raste kur pronarët e pallateve kanë marrë përsipër vetë rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Komisioni i Rindërtimit po punon përcaktimin e zonave se ku do ndërtohet. Ka pallate dhe shtëpi që janë përcaktuar nëse banesa e tyre do të ndërtohet në një zonë të caktuar. Ka specialistë për të përcaktuar se cilët janë dëmtuesit", u shpreh Çuçi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille