Çuçi takohet në Romë me homologun italian: Gati marrëveshja për binjakëzimin e Akademisë shqiptare të Sigurisë me atë italiane

Çuçi takohet në Romë me homologun italian: Gati marrëveshja për binjakëzimin e Akademisë shqiptare të Sigurisë me atë italiane

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi dhe homologu i tij italian, Matteo Piantedosi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndodhet në Romë për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me homologun italian, Matteo Piantedosi me të cilin rikonfirmoi edhe njëherë bashkëpunimin e ngushtë që dy vendet tona kanë në të gjitha fushat, veçanërisht në luftën kundër krimit dhe çështjeve të sigurisë. 

“Vetëm përgjatë dy viteve të fundit policitë tona janë përfshirë në 52 skuadra të përbashkëta hetimore, një numër rekord po ta krahasojmë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, shprehet Çuçi. 

Më tej ai ka zbuluar se do të nënshkruhet një marrëveshje binjakëzimi mes Akademisë së Sigurisë në vendin tonë dhe akademisë italiane të formimit të punonjësve të policisë. Ky zhvillim thekson ministri Çuçi, është një projekt shumë premtues për të rritur profesionalisht trupën tonë policore. 

“Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, kontrabandimit të klandestinëve dhe sigurinë kibernetike. E falënderova në mënyrë të veçantë për mbështetjen e vijueshme e të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e pakthyeshme të integrimit në BE”, shprehet ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë