Çuçi zbulon mënyrën e pazakontë si e mori vesh që u propozua nga Rama për ministër të Brendshëm! Soreca i dha lajmin
Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi
TIRANË- Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zbuluar se si e ka marrë vesh lajmin që është propozuar nga kryeministri Edi Rama për të zëvendësuar Sandër Lleshaj. Ai ka zbuluar se ka qenë së bashku në një aktivitet me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, kur ky i fundit i ka treguar statusin në rrjetin social 'Twitter' të kreut të qeverisë.
“Është moment i veçantë dhe besoj se policia e shtetit por jo vetëm kanë një rol të rëndësishëm në proceset zgjedhore po për fat të mirë vitet e fundit. policia ka pasur vlerësime maksimale dhe kjo është lehtësim për mua. Edhe të gjendja civile është punuar mjaft mirë prandaj ndihem i qetë.
Nuk është çështje mos dëshire, por mos dijenie. Madje Lleshaj kur po e shpjegonte tha nuk kisha etje të madhe për këtë post. Po ishim bashkë me Soreca kur e morëm vesh, aty më tregoi tëitter dhe sigurisht ishte befasi por nuk asgjë të jashtëzakonshme. Befasia ishte se unë nuk e prisja jo se nuk jam i gatshëm për këtë detyrë apo të tjera, se për sa kohë jam pjesë e këtij ekipi qeverisës, por nga ana tjetër isha i fokusuar te projektet e bujqësisë dhe reagimi ishte ai që patë.
Në një ekip trajneri mund të ndërrojë pozicionet gjatë lojës . Unë jam atje , vullneti im është i plotë dhe jam i gatshëm të kryejë detyra publike, sigurisht përgjegjësia është e madhe. Por habia ishte vetëm se isha në projekte të më dha në bujqësi”, tha ai.
Do ndryshonte gjë po ta dinit?
“Jo, nëse unë do isha jashtë skuadrës mund të ishte dhe të kishte vend për t'u pyetur, por unë jam në ekip, jam në lojë dhe kjo gjë nuk përbën befasi në sensin si qëlloi që pa të thënë, unë e kam dhënë pëlqimin që kur kam hyrë në ekip”, tha ai në 'Open'.
Çuçi erdhi në këtë post, si pasojë e dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.
B.K./E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.4%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
72.7%
Vota total: 121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Çuçi: S'mund të marrim vendim derisa çështja është në Kushtetuese! Parlamenti në limitet e punës
23 Dhjetor 2024, 13:29
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor 2024, 15:00
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor 2024, 13:06
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor 2024, 17:05
-
Vlora nën ujë! Kolektorë të bllokuar dhe pompa të amortizuara, kush ka përgjegjësi për përmbytjet?! Çuçi: Verifikojmë çfarë nuk funksionoi
5 Tetor 2024, 10:23
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025
8 Shtator 2024, 13:16
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator 2024, 12:19
-
Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt, më shumë se 8 orë diskutime për prioritetet e qeverisjes! Fokusi tek strategjia e komunikimit për zgjedhjet e 2025
1 Shtator 2024, 07:10
-
Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në Qeveri: Ja sa vota morën ministrat e rinj! Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit
30 Korrik 2024, 11:35
Jo te ca thu. Cfardo te thote komandari, me mder edhe b..i japin. Cfare maskarade e trishte
Përgjigju