Kryeministri Rama ka dalë me një mesazh për vdekjen tragjike të Klodjan Rashës, i cili u vra nga një efektiv policie mëngjesin e së martës. Rama njoftoi se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen. Edhe pse Kryeministri nuk e tha shprehimisht në fjalën e tij, burime për Report Tv konfirmojnë se dorëheqja Lleshaj është pranuar nga ana e tij. Kryeministri  tha se ndihet shumë krenar për sensin e përgjegjësisë qytetare të Sandër Lleshajt.

Kryeministri tha në fillim të fjalës së tij se efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë krejt të pashpjegueshme. Kryeministri deklaroi se në vizitën që zhvilloi në familjen e të vrarit ka marrë nga babai mesazhin se "asnjë lule e vetme nuk mund të preket në Tiranë në emrin e tim biri".

Ai u shpreh se në këto 7 vite qeverisje shqiptarëve i është rikthyer e drejta për të protestuar, një e drejtë që sipas tij nuk ekzistonte në kohën kur qeveriste PD.

Rama foli edhe për qëndrimet e Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Basha për këtë ngjarje tragjike. Ai tha se Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë të fundit që mund të përbaltin policinë, i pari si shembulli më i keq i sjelljes institucionale dhe i dyti si ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit. Sipas Kryeministrit Policia e Shtetit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, gjendja e rendit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, sjellja e policisë sot nuk ka asnjë krahasim me dje.

Sandër Lleshaj u emërua ministër i Brendshëm në tetor të vitit 2018, pas dorëheqjes së ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Ai më parë kishte mbajtur për 5 vite detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare.

Kujtojmë se 25-vjeçari Klodian Rasha, është qëlluar nga polici reth orës 01:45 të mëngjesit të 8 dhjetorit në rrugën "Dritan Hoxha". Si pasojë e plagëve që ka marrë i riu ka ndërruar jetë në spital. Për këtë ngjarje efektivi është arrestuar.

Për këtë ngjarje qytetarët në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit janë zhvilluar protesta në Tiranë dhe qytete të ndryshme të vendit.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Rama: Në 7 vite rikthyen të drejtën e protestës, policia nuk është përdoru kurrë politikisht edhe kur përballë saj kanë qenë huliganë

Kryeministri Rama tha se në këto 7 vite qeverisje shqiptarëve i është rikthyer e drejta për të protestuar, një e drejtë që sipas tij nuk ekzistonte në kohën kur qeveriste PD. Rama përmendi protestën për refuzimin e armëve kimike dhe atë të studentëve, ku kryeministri Rama tha në ato protesta nuk u thye asnjë xham dhe nuk u dogj asnjë fije bari dhe folën qytetarët dhe qeveria dëgjoi.

"Jam krenar që në këto 7 vite protesta ka rifituar të drejtën e saj. 7 vite më parë u zhvillua protesta më e madhe dhe qytetare, ajo e refuzimit të armëve kimike, që nuk kishte asnjë lidhje me ketë protestë rrugaçërie. Në atë protestë foli populli dhe dëgjoi qeveria. Po ashtu protesta e studentëve dy vite më parë, asnjë xham nuk u thyer dhe asnjë fije bari nuk u dogj dhe fituan studentë dhe dëgjoi qeveria. Policia e shtetit në asnjë rast nuk i ka shërbyer shtetit po ligjit dhe qytetarëve,  ne kurrë nuk e kemi përdorur politikisht policinë. As kur përballë policisë nuk kanë qenë qytetarët por militantë dhe dora e huliganëve.  Sot jemi krenar për policinë, efektivi që shtiu  kundër Klodjanit është vetëm një rast tragjik, jo kërcënim për jetën dhe të drejtat e qytetarëve", tha Rama.

Ora 18:17
Rama: Meta përbalt vazhdimisht policinë, shembulli më i keq i sjelljes institucionale! Basha, ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit

1607620610_Screenshot10.jpg

Në vijim të mesazhit të tij për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, Kryeministri Rama ka reaguar pas akuzave për një frymë arrogance nga ana e policisë së shtetit.

Rama tha se Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë të fundit që mund të përbaltin policinë.

"Kur, ku si dhe sa në të gjithë zinxhirin e ngjarjeve provokuese, policia e shtetit e tejkaloi përdorimin e forcës që ia jep ligji.  Qindra policisë janë lënduar fizikisht.

Tragjedia e natës së para dy ditë është një episod fatal, i pafalshëm por i palidhur me një frymë në policinë e shtetit. Dhe presidenti i Republikës është i parafundit që duhet të hapë kamarën e gojës për sjelljen e policisë së shtetit. Kurrë nuk e ka thënë një fjalë të vërtetë solidariteti, por se është një prej shembujve më të këqij për sjelljen shtetërore dhe institucionale. I fundit që duhet të japë është kryetari kukull i opozitës, Lulzim Basha. Ai është shembulli i pafuqisë karakteriale. Është ministri i masakrës së 21 Janarit ku u vranë katër protestues krejt paqësorë. Është ndotësi numër 2 i policisë së shtetit, me baltën. Policia e Shtetit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, gjendja e rendit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, sjellja e policisë sot nuk ka asnjë krahasim me dje. Por sigurisht që si çdo pyll me derra, edhe policia e shtetit ka të padenjat e saj. Unë jam krenar që në këto 7 vite protesta e ka humbur qytetarinë e saj", ka deklaruar Rama.

Ora 18:12
Rama: Lleshaj ka dhënë dorëheqjen edhe pse nuk ka asnjë lidhje me aktin e policit që mori jetë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se ka pranuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj edhe pse ai nuk kishte asnjë lidhje me aktin e policit që mori jetën e të riut.

Ministri Lleshaj ka njoftuar dhe ka dhënë dorëheqjen e tij dhe i kam thënë  të më pres sa të kthehem se dua ta shihja dhe të bisedoja me të sy më sy. Jemi takuar edhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjësisë qytetarë të Sandër Lleshajt. Por në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të vrasjes së një djali 25-vjeçarSot ta mësojnë të gjithë ata se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët. Ai nuk ka asnjë lidhe me aktin e police por është vrarë një djalë dhe është hapur një varrë dhe një plagë në shpirtin e shqiptarëve.

Ora 18:11
Vrasja e Klodjan Rashës, Rama: Polici vrau në mënyrën më të pashpjegueshme dhe paarsyeshme! Drejtësia do vendosë për të

Kryeministri Edi Rama ka dënuar aktin e kryer nga efektivi i policisë i cili tha se ajo vrasje ishte krejtësisht e pashpjegueshëm një akt i paarsyeshëm dhe që nuk lidhje me asnjë mision të policisë në atë orë. Rama tha se do të vendos drejtësia për të tashmë.

"Efektivi i policisë ka vrarë një njëri në mënyrën më të pashpjegueshme deri me tani dhe pa lidhje me një mision apo objektiv të policisë në atë orë . Arma ishte e shteti dhe ndjesa i takon shteti dhe angazhimi i  zbardhjes së plotë dhe ndëshkimit ligjor të autorit. Ai i ka kaluar drejtësisë dhe do të hetohet dhe gjykohet. Aktet e tij ngjan fare i pakushtueshme dhe i paarsyeshme me aq sa dimë por do jetë drejtësia që do vendoset për autorin. Policia ka nevojë për të hetuar gjithçka. Drejtësisë i duhet koha e saj", tha Rama.