Gran Canarie, Spanjë - Klubi i La Ligës spanjolle të futbollit, Las Palmas u detyrua të merrej me një çështje të çuditshme përpara ndeshjes kundër Sevillas që u zhvillua të diel, kur 17 lojtarë në skuadrën e tyre humbën fluturimin. Klubi spanjoll duhej të merrte avionin për në Madrid gjatë ndeshjes së fundjavës në "Ramon Sanchez Pizjuan" përpara se planet e tyre të udhëtimit të prisheshin, kur më shumë se gjysma e skuadrës mbetën pas në aeroport.
Arsyeja? Një kafe. Zyrtarët e klubit u përpoqën të organizonin një tjetër fluturim kur yjet e ekipit të tyre mbetën pas për një udhëtimi që u prish për shkak se lojtarët kërkuan të pinin një kafe. Ata ishin duke pritur në aeroportin Gran Canaria në Las Palmas për të hipur në aeroplan, kur vendosën të bënin një shëtitje të shpejtë për një pije të nxehtë, që në fund ishte një autogol.
Las Palmas nuk mburret për një sasi të madhe të ardhurash, si rivalët e tyre spanjollë Real Madrid dhe Barcelona. Udhëtimi i tyre duhej të ishte i zakonshëm dhe ekonomik.
Pas incidentit klubit iu desh të rezervonte një avion privat për lojtarët e mbetur në tokë, i cili u kushtoi mijëra euro. Në fund Las Palmas humbi 0-1 me Sevillan.

Udhëtimi nga Gran Canarie në Madrid për ekipin e Las Palmas
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.3%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 3340
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Vedat Muriqi s'ka të ndalur, shënon sërish në La Liga dhe vendos rekord
30 Shtator, 17:18
-
Më i vlerësuari në fushë, Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga
29 Shtator, 15:27
-
La fushën i dëmtuar, Myrto Uzuni qetëson Sylvinhon dhe tifozët e Kombëtares
29 Shtator, 13:30
-
Këpucët më të vjetra në Evropë zbulohen në një shpellë spanjolle
29 Shtator, 12:40
-
Nerva, dy gola dhe kartona të kuq! Atl. Madrid fiton në transfertë dhe kërcënon kryesuesit e La Ligas (VIDEO)
29 Shtator, 10:06
-
Po transportonin 1 ton kokainë drejt Spanjës, kapen në mes të detit gjashtë trafikantët! Mes tyre edhe shqiptarë (Video)
28 Shtator, 22:19
-
VIDEO/ Dëmtimi që nuk duhej, Myrto Uzuni lë fushën duke çaluar! ‘Dhimbje koke’ për Sylvinhon
28 Shtator, 20:45
-
Largimi i Carlo Ancelottit, Real Madridi dëshiron Roberto de Zerbin
28 Shtator, 18:02
-
Barcelona akuzohet për korrupsion në rastin 'Negreira'! Çfarë rrezikojnë katalanasit
28 Shtator, 11:25
-
Real Madridi harron humbjen në Derbi, ‘Galaktikët’ bëjnë autokritikë kundër Las Palmas! Girona kryeson La Ligan
27 Shtator, 21:06
-
Sergio Ramos në fushë, hajdutët plaçkitin shtëpinë e mbrojtësit! Fëmijët e vegjël në banesë
27 Shtator, 10:22
-
GOLAT/ Vedat Muriqi njeriu i ndeshjes me gol dhe asist, Mallorca ndal Barcelonën! Sevilla 'shuplakë' Almerias
27 Shtator, 09:37