Çudi! Vdes nga i ftohti në trotuar i pastrehi, në llogarinë e tij 100 mijë euro

Çudi! Vdes nga i ftohti në trotuar i pastrehi, në llogarinë e tij 100 mijë euro

Foto e Umberto Quintino Diaco

ITALI- Historia gati e pamundur e Umberto Quintino Diaco, burrit të pastrehë, i cili vdiq në një trotuar nga i ftohti në Milano ka çuditur Italin, pasi në llogarinë e tij bankare kishte shumën prej 100 mijë eurosh.

Burri 75-vjeçar është gjetur javën e kaluar nga policia e qytetit pranë një stacioni treni, i “varrosur” nën lecka dhe nën një strehë të improvizuar.

Historia e Umbertos, duket gati e pamundur pasi hetuesit kanë gjetur në llogarinë e tij bankare 100 mijë euro si dhe zbuluan se ai merrte një pension prej 750 eurosh në muaj nga shteti gjerman.

Ai kishte në posedim edhe një shtëpi në Kalabri si dhe dy makina por kishte vendosur të jetonte rrugëve të qytetit nën veshjen dhe jetën e një të pastrehu.

Umberto mund të bënte një jetë të denjë dhe të kishte një të ardhme ndryshe por ai zgjodhi të bënte një jetë prej “fantazme” rrugëve të qytetit dhe të linte veten në një gjendje mjerane.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion