Dëshira e madhe për të emigruar drejt Londrës ka bërë që një vajzë shqiptare të merrte një rrugë të rrezikshme për të mbërritur në Britani.
 
Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet publik, ka tërhequr vëmendjen për mënyrën sesi ajo dashur të mbërrinte në Londër.
 
Ajo është fshehur në pjesën e parme të një furgoni, në pjesën ku qëndron motori. Në foto e publikuara nga ‘’Daily Mail’’ dhe ‘’The Sun’’ shikohet sesi shqiptarja qëndron e mbledhur në pjesën e motorit.
 
Vajza shqiptare është zbuluar nga oficerët e policisë kufitare të cilët e kanë ndalur furgonin dhe shoferi ka dhënë disa versione për pyetjen e policëve se nga cili vend ishte nisur.

Policia ka dyshuar, dhe më pas ka kontrolluar furgonin, ka gjetur vajzën e fshehur në pjesën e motorit, i cili ishte përshtatur në atë mënyrë që të futej një njeri.

shqiptarja
 (Shqiptarja e fshehur në motor)
shqiptarja
(Motori i furgonit)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com