E pazakontë dhe pa arsye logjike! Persona të papërgjegjshëm ende të paidentifikuar nga policia, gjatë natës, kanë prerë të gjitha pemët e mbjella në anë të rrugës në hyrje të qytetit të Sarandës.

Në distancën nga ura e Gajdarit e deri në Metoq janë prerë me gërshëre 67 bimë, e disa janë shkulur nga rrënja.

Ngjarja e pazakontë për të dëmtuar mjedisin, është denoncuar edhe në komisariatin e policisë të Sarandës, nga ku mësohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët.