Partia Socialiste e cila këmbëngul të shkojë në zgjedhje në 30 qershor, duke mbajtur dhe numrin 30 në fletët e votimit, nuk do të fitojë vetëm 30 bashki në mungesë të konkurrentëve.
PS do të fitojë po ashtu pa garë dhe 30 këshilltarë, 15 në bashkinë e Delvinës dhe 15 në bashkinë e Konispolit.
Për këto dy bashki, e vetmja parti e regjistruar është ajo e drejtuar nga Edi Rama dhe nuk kanë shprehur interes asnjë prej partive të tjera.
KQZ e miratoi sot fletën e votimit të këtyre bashkive, vetëm me një parti. Po ashtu u miratuan dhe fletët e votimit për 38 bashki të tjera, ndërsa për të mbeturat vendimi merret të hënën pasdite.