Çudira në Durrës/ Mbikalimi brenda oborrit të shkollës por jashtë funksionit! Banorët në protestë bashkë me kandidaten e PD-së

Banorët e zonës së njohur si “kodra e hasianëve” në Shkallnur të Durrësit, protestuan këtë të premte për gjendjen e rrugës së vjetër ‘Tiranë-Durrës’ cila kalon në këtë zonë. Ky është një aks nacional në pronësi të ARRSH-së dhe banorët kërkojnë të merren masa pasi njëra prej këmbëve të mbikalimit përfundon brenda oborrit të shkollës 9-vjeçare "Hamza Muça". Po kështu mungesa e vijave të bardha dhe sinjalistikës për uljen e shpejtësisë, në këtë aks është bërë burim për aksidente, ku sipas banorëve, 6 muaj më parë makina ka përplasur për vdekje një fëmijë.

“Kemi 25-30 vite që jemi vendos këtu. Fëmijët kanë rrezikuar jetën duke kaluar mes rrugës se mbikalimi nuk funksionon. Një të afërmit tonë i kanë vdekur dy fëmijë. Para 6 muajsh ka vdekur në aksident një vajzë 10-vjeç. Kam shkuar tek shkolla dhe u kam thënë pse e keni lënë në këtë gjendje sepse mbikalimi jo vetëm është vendos ne vendin e gabuar por as nuk funksion. Në mëngjes fëmijët e kalojnë rrugën përmes makinave. Është e tmerrshme se këtu s’ka vija të bardha, s’ka tabela, s’ka asgjë”, tha një banor.

“Ne kërkojmë që të hapet një portë aty tek shkolla, që nxënësit të zbresin nga lagjia e të futen direkt në shkollë sepse mbikalimi nuk funksionon. Policia nuk merr asnjë masë. Makinat ecin me shpejtësi, sinjalistikë s’ka fare”, tha një tjetër banor.

Të vendosur në Shkallnur pas viteve ’90-të, banorët adresuan problematika dhe për bashkinëe  Durrësit, siç është zgjerimi dhe asfaltimi i rrugëve lidhëse të fshatit, kanalizimet, ndriçimi e pastrimi.

“Ne jemi të ardhur nga Hasi. Asnjëherë s’ka vënë dorë shteti, as për rrugë as për ndriçim, as për pastrim. Kemi qenë tek Bashkia e Durrësit jemi ankuar dhe askush nuk reagon. Në brendësi të lagjes, rruget rurale i kemi hapur vetë por nuk shkëmbehen dy makina. Kërkojmë të zgjerohen e të asfaltohen rruget rurale”, thanë ata.

Protesta u mbështet nga Jola Hysaj, kandidate në listën e hapur të Partisë Demokratike në Durrës.

“Këtu nuk futen zjarrfikëset dhe as ambulancat. Këtu para 6 muajsh humbi jetën një fëmijë dhe asnjë masë nuk është marrë. Nuk ka siguri në rrugën nacionale. Banorët janë diskrimunuar se janë të ardhur nga Hasi dhe janë të djathtë”, u shpreh ajo.

Kjo është një ndër lagjet më të populluara të Shkallnuarit me afro 500 banorë, të cilat thanë se prej 30 vitesh nuk ka pasur asnjë investim në infrastrukturë.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!