Vazhdojnë ‘gjetjet’ e shqiptarëve për të trafikuar lëndë narkotike. Pas kanabisit të fshehur në kuti me banane, zbulimi i fundit duket se është receli.

Një orë më parë, 3 kilogramë kanabis janë gjetur brenda një kove e cila ishte e mbushur me reçel qershie. Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Kakavijes, ku pas një kontrolli fizik të policisë së Kakavijës është zbuluar lënda narkotike në kontrollin e autobusit të linjës Berat-Athinë.

Në bagazhet e autobusit u gjet lënda narkotike e kamufluar dhe e mbështjellë me letër natriban., brenda kovës me reçel. Po punohet për të mësuar se kujt i përkiste lënda narkotike. Ndërkohë që për arsye hetimore nuk jepen ende të dhëna.