Çudirat e drejtësisë/ Prokurorja me karburant me paratë nga gjyshi i vdekur që në 1962

Çudirat e drejtësisë/ Prokurorja me karburant me paratë nga gjyshi i vdekur që në 1962

Irma Balli

Zbatimi i ligjit të Vetingut vijon të prodhojë çdo javë befasi dhe çudira rreth pasurive që posedojnë njerëzit e drejtësisë dhe mënyrave të justifikimit të tyre.

Në datën 19 shkurt 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Korçës Irma Balli, për shkak të mosjustifikimit të pasurive. Kryeprokurorja e Korçës Irma Balli, ka deklaruar se është pronare me 1/4 e një karburanti, trualli 170 m2 dhe ndërtese 120 m2. Prokurorja ka deklaruar se për të krijuar këtë pasuri babai dhe vëllai i saj kanë kontribuar me 3 500 000 lekë. Sipas saj, vëllai ka pasur kursime nga puna si emigrant në Greqi, ndërsa babait i ka dërguar para gjyshi pasi ka qenë emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokurorja ka pohuar se gjyshi ka punuar në SHBA që nga viti 1915 dhe deri kur vdiq në vitin 1962. “Babai im, z. N. R, ishte fëmijë i vetëm i P dhe Dh. R dhe ka trashëguar prej tyre të gjithë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të familjes. Ai ka punuar nga viti 1947 deri në vitin 1990 pa asnjë shkëputje dhe bashkëshortja e tij, V. R, ka punuar pa shkëputje nga viti 1960 deri në vitin 1993. Përveç kursimeve nga puna e tij dhe e bashkëshortes si dhe vlerave monetare të trashëguara të babait tim, z. N. R, pjesa kryesore e kursimeve të tij kanë qenë dërgesat e vazhdueshme në dollarë amerikanë për një periudhë shumë të gjatë kohe nga babai i tij emigrant në SHBA, z. P. R. Sqaroj se P. R ka qenë emigrant në SHBA që nga viti 1915 dhe deri në kohën që vdiq në Amerikë në vitin 1962. Ai ka punuar si Chef në “Parkwasy Club” në Everettt Mass dhe ka pasur të ardhura të mira”, ka pretenduar prokurorja.

KPK: Shpjegimi nuk është bindës

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe Suela Zhegu, shpjegimi i prokurores Irma Balli nuk është bindës pasi gjyshi rezulton se ka vdekur që në vitin 1962 dhe se nuk provohet me dokumentacion dërgimi i shumave monetare nga SHBA. “Nuk provohet me dokumentacion ligjor dërgimi dhe posedimi ndër vite i shumave monetare që sipas pretendimeve të subjektit, nga shtetasi P. R janë dërguar nga SHBA-ja në Shqipëri, për llogari të shtetasit N. R, për më tepër që z. P. R, ka vdekur në vitin 1962 dhe nuk është bindës shpjegimi që prej vitit 1962 mund të jenë kursyer dhe mbartur për më shumë se 30 vjet shuma të tilla parash, duke pasur parasysh edhe rrethanat sociale, politike dhe ekonomike të atyre viteve. Gjithashtu rezulton i pamundur krijimi i kursimeve nga të dy prindërit e subjektit nëpërmjet të ardhurave të tyre nga puna, për faktin se prej vitit 1993, të dy ata kanë qenë në pension dhe se pensionet në Republikën e Shqipërisë kanë qenë në vlera minimale për të mundësuar përballimin e shpenzimeve jetike”, ka konkluduar KPK.

Konstatimet e komisionit

Sipas Komisionit prokurorja Irma Balli nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion justifikues ligjor që vërteton vlerën reale të investuar në këtë pasuri, situacionet e punimeve sipas fazave, shoqëruar me likuidimet e pagesave. “Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar ndërtimin e objektit në lartësi në deklaratën periodike të vitit 2008, si edhe vlerën e këtij ndërtimi dhe burimin e ligjshëm financiar. Gjithashtu ka dyshime të arsyeshme për mospërputhje të sipërfaqes reale të objektit, në fakt, me atë të mbështetur në dokumente ligjore përfshirë edhe sipërfaqen e papafingos.

Analiza financiare

Komisioni i Vetingut ka arritur në konkluzionin se prokurorja nuk ka pasur të ardhura të ligjshme të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për vitin 2011, 2012, 2013 dhe 2014. “Sipas analizës financiare për vitin 2011, rezulton se subjekti i rivlerësimit dhe bashkëshorti i saj nuk kanë pasur burime të ligjshme të mjaftueshme për blerjen e pasurisë njësi, si dhe për të mbuluar shpenzimet e kryera përgjatë vitit 2011 duke rezultuar me një balancë financiare të ardhura – shpenzime, negative prej 965.801 lekësh. Në bazë të analizës financiare për vitin 2012 rezulton se subjekti i rivlerësimit dhe bashkëshorti i saj nuk kanë pasur burime të ligjshme të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e kryera përgjatë vitit 2012, në shumën prej 180.236 lekësh. Sipas analizës financiare për vitin 2013, rezulton se subjekti i rivlerësimit dhe bashkëshorti i saj, nuk kanë pasur burime të ligjshme të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e kryera, si dhe për të justifikuar shtesën në kursimet e deklaruara përgjatë vitit 2013. Rezulton e pambuluar nga burime të ligjshme shuma prej -152.166 lekësh. Sipas analizës financiare për vitin 2014, rezulton se subjekti i rivlerësimit dhe bashkëshorti i saj, nuk kanë pasur burime të ligjshme të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e kryera përgjatë vitit 2014. Rezulton e pambuluar nga burime të ligjshme shuma prej -211.234 lekësh”, ka konkluduar KPK.

Faksimile e vendimit të KPK për Irma Ballin

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR REXHEP LEKA KASAP [ KEPI ]: 27/06/2019 23:18

    O çfar store ka në Shqipri kto barcaleta si dëgjon në as një vënd të botës. Ksaj prokurore shif vetëm fytyrë që e ka të fryr si me pomp e kuptohet se çfar çeredin belhi është kjo femër e gjith drejtësia e plepave e ndërtuar nga kryekrimineli i gjith historis Shqiptare salheu.

    Përgjigju
  • erma: 27/06/2019 15:33

    Çudi e madhe, karstriot selita nga bir bariu pa 1 lek ne xhep, sot me 4 shtepi te deklaruara ne tr dhe gji te lalzit thote qe ja ka ble gruja, e cila ka qene nje inspektore me 70000 leke rroge ne tatime deri ne 2006 kur figuron kjo shtepi. E shiti 1 dhe bleu 4 ... edhe keshtjelle ta kishe pas prape s del llogaria. ME 17 ANKESA, ME PADI PENALE PER DHUNE NGA BASHKESHORTJA, ME ANKIM NGA NJE GRUP GJYQTARESH, POOOR KPK E DEGJENERUAR E KONFIRMON NE DETYRE, TE SHOHIM A DO TE JETE NONA DEGJENERIMIT DHE KOMISIONERI PUBLIK?!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 27/06/2019 08:37

    Me ne fund kjo lloj prokurore e akuzuar dhe nga emisioni"STOP" e gjeti rrugen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash