Alba Balla, motra e deputetit socialist dhe një prej drejtuesve më të rëndësishëm të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale në lidhje me ndalimin e një prej aktivistëve të opozitës.
Në një koment në suport të bashkëshortes së të arrestuarit Grigels Muçollari, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili u arrestua të hënën në protestën kundër betonizimit të Liqenit, Alba shkruan nga profili me emrin Paris Alba, që është bashkimi i dy emrave, vajzës së saj të vogël Paris dhe emri i vetë, Alba.
E para në postimin e Erinda Alija (bashkëshortja e Grigels Muçollarit) është motra e deputetit socialist Taulant Balla, Alba, e cila shkruan se i vjen turp për këta njerëz që ka votuar.
"E di që mendon se unë jam personi i fundit që më lejohet të komentoj, por nuk rri dot pa thënë që Gelsi është një djalë i shkëlqyer e për tu marrë shembull dhe nuk meriton të trajtohet në këtë mënyrë. Sinqerisht më vjen turp për këta njerëz që kam votuar. Shpresoj me gjithë zemër të zgjidhet sa më shpejt kjo mesele, Erinda :(", shkruan Alba Balla në Facebook.
Grigels Muçollari ishte mes 13 të ndaluarve nga Policia pas protestës së opozitës te parku i liqenit artificial.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com