Çumani: Organizatat bamirëse
në Shqipëri indoktrinojnë jetimët

Çumani: Organizatat bamirëse<br />në Shqipëri indoktrinojnë jetimët
Shteti të kontrollojë organizatat që ofrojnë ndihmë për fëmijët jetimë dhe të mos lejojnë që në emër të bamirësisë, fëmijët  jetimë të indoktrinohen. Kjo ka qenë kërkesa e Ilir Çumanit, drejtor ekzekutiv i Inistitutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë. 

“Në vendin tonë veprojnë shumë organizata të cilat nuk janë shumë efiçente për sa i përket mbrojtjes së kësaj kategorie madje një pjesë prej tyre do ti konsideroja dhe abuzive që shteti duhet të jetë shumë i vëmendshëm funksionimin e këtyre organizatave të palicencuara që dashje pa dashje i viktimizojnë këtë kategori njerëzish. A është e drejtë që një fëmijë e mitur që nuk është i vetëdijshëm për të zgjedhur rrugën e tij të besimit që nuk ka mbështetjen e familjes nënës, babait t’i imponohet nëpërmjet indoktrinimit të besimeve të tilla për shkak se merr një lëmoshë nga këta fondacionet”, u shpreh Çumani. 
 
Gjithashtu për integrimin e jetimëve në vend, sërish mbetet e largët dita kur jetimët do të trajtohen me dinjitet, qoftë edhe me pagesat mujore, ku një fëmijë jetim merr vetëm 20 dollarë në muaj.

“Vetëm për një fëmijë jetim shteti i jep një ndihmë në vlerën sociale ekonomike 20 dollarë. Në vendet e rajonit po ti referohesh, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, në vendet përreth, ndihma ekonomike për këtë kategori arrin deri në vlerën 80 dollarë”, tha Çumani. 
  
Shpesh në integrimin e jetimëve afrohen individë apo edhe organizata. Në shtëpinë e fëmijës, Zybër Hallulli, zëvendës ambasadori i Izraelit Yuval Fischer, ka afruar kurse të gjuhës angleze, si mundësi për të ardhmen e fëmijëve.
 
“Qëllimi është që të hapim një kurs të gjuhës angleze për fëmijët që jetojnë në jetimoren Zyber Hallulli. Mësuesit do të vijnë këtu dhe do të ofrojnë mësimet e tyre. Të jesh jetim besoj është shumë e vështirë dhe kjo shtëpi që duhet të ofrojë mbrojtje në çdo lloj mënyre, fizike dhe emocionale. Tu japësh edukim këtyre fëmijëve do të thotë t’iu hapësh një derë për të ardhmen, t’iu japësh mundësinë të komunikojnë me njerëz jashtë Shqipërisë si edhe të kenë mundësi të një page më të mirë”,
tha Yuval Fischer.
 
Në vendin tonë janë mbi 31 mijë jetimë biologjikë dhe socialë, të cilët kanë nevojë për vëmendje dhe mundësi integrimi në jetë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës