"Çunat" dhe "gocat" e politikës, më të këqinj se etërit e tyre

Deputetet Klevis Balliu, Ervin Salianji, Elisa Spiropali, Floida Kërpaçi

Unë jam një mbështetës i fortë i rrotacioneve në politikë. Jam kundër atyre që kapen me thonj pas karrigeve e posteve, që myken e majmen për dekada në poste politike dhe publike. Ndaj ripërtëritja e partive politike është një “ligj natyror” që duhet respektuar. 

Por çfarë po ndodh? Të rinjtë e angazhuar, katapultuar e pompuar në fuksione të larta administrative e politike, si në PS ashtu dhe në PD, kanë dëshmuar se janë më shpresëvrasës se etërit e tyre politike. Në qeverisje ata treguarn se janë më të etur për të zhvatur, e më agresivë në korrupsion.

Në opozitë, ata që po promovohen fuqishëm, nuk po spikasin për nismat e tyre ligjore, apo arsyetimin e fortë në debatin politik me mazhorancën. Jo, ata po spikasin si më të zjarrtët në incidentet që opozita i përdor si armë të luftës së saj politike në parlament. 

Kur e dëgjova një syresh prej tyre dje të krekosej nëpër studio televizive, duke thënë se i hodha 4 kokarra vezë Ramës, u binda për të njëmijëtën herë se ky vend nuk bëhet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 14/04/2018 11:58

    Far e keqe

    Përgjigju
  • era: 13/04/2018 19:21

    Problemi kresor eshte injoranza, sepse mund te blihet nje dipllom por nuk mund te blihet kultura dhe edukata, keta te fudit jane dy gjera qe dita dites fitohen me djerse. Klasa politike ka blere dipllomat por nuk ka blere kulture. Shqiperia ka humbur diçka te rendesishme, ka humbur dashurine per atdhe, oh te gjithe me 28 nentor ngrene flamurin por pak jane ata shqiptare çe vleresojn mundin qe te paret tane kane bere per atdhe. Une kam patur fatin te studjoj jashte atdheut tim dhe te njoh njerez qe kulture kane pafund dhe shikoj qe ai qe ka kultur ka edhe respekt per te tjeret. Ne Shqiperi mungon respekti dhe dashuria per njerezimin, mjafton te shkosh neper spitale dhe te shikosh mjeket qe nuk e shikojn nje te semur pa dhene para. Mjafton te shkosh ne nje zyre publike dhe te shikosh sjelljen e punonjesve dhe arrogancen e tyre. Mjafton te shikosh dike qe ti e njeh shume mire dhe je i sigurt qe ne nje klase universiteti nuk esht ulur kurre por ka nje vend pune te rendesishm, behet edhe deputet. Sa ulje eshte kur kthehesh ne atdhe dhe njerezit te shikojn sikur je e marre qe lodhesh te studjosh jashte vendit thjesht sepse don te studjosh, shum te njohur te thon ti je e marre pse nuk i drejtohesh kusheririt tend deputet qe te te gjeje nje pune. Prandaj kur shikon nje sjellje te till ne Parlament edhe nga deputet te rinj qe sillen njelloj si te vjetrit te vjen te mendosh qe Shqiperia po perjeton nje tjeter forme diktature.

    Përgjigju
  • Lavdosh: 13/04/2018 18:01

    Ke shume te vertete. E Hoxha i mori si klase penetore/fshatare dhe i promovoi ne pozicione te larta. Ushtare besnike i qendruan partise, me 1991 ndryshuan fytyre. Sot po promovojne femijet e tyre dhe duan te krijojne dinasti politike, pasi kane marre ne kontroll ekonomine e ketij vendi. Femijet qe jane diplomuar ne shkolla tip Kristali (qofte ne Shqiperi, qofte jashte shtetit) nuk jane me te edukuar dhe civilizuar se prindrit e tyre qe zbriten nga fshati ose vegjelia. Kjo eshte fatekeqesi dhe kjo e bene rilindjen e vendit me te veshtire

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 13/04/2018 17:36

    Po si do behet me injorante,pjella te Fahri Balliut?

    Përgjigju
    • konjak: 14/04/2018 11:22

      ka nje thenie ,nga filozofia anonime; beme baba te te ngjaj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë