SPAK kërkon arrestimin, Çupi: Alqi Bllakon e ka stërvitur Meta për të vjedhur, PS s’duhet ta risillte në politikë! Topollaj: Mazhoranca përgjegjëse kryesore! Beqiri: Afera i bënte në favor të LSI-së

Alqi Bllako, i cili lajmëroi se do të dorëzojë nesër mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për ta ndaluar për aferën e inceneratorit të Fierit, për analistin Frrok Çupi është një i stërvitur nga Ilir Meta për të vjedhur. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Çupi tha se kemi të bëjmë me një proces, ku këta njerëz të korruptuar janë përgatitur nga dikush tjetër, dhe në rastin konkret ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Alqi Bllako, për të vjedhur për shefat e mëdhenj. Sipas Çupit, mazhoranca ka kosto, pasi ka risjellë në politikë njerëz të tillë të korruptuar, ndërsa çështjen e quan politike.

‘Ky është një proces, këta njerëz të korruptuar janë njerëzit e dikujt. Shumica prej tyre janë punonjës të Ministrit të Mjedisit me një ministër që është krokodili i korrupsionit. Këtë njeri dhe ish-ministri i burgosur e ka stërvitur dikush tjetër që është presidenti i republikës tani dhe ka marrë dhe këtë deputetin tani dhe e ka bërë personalitet të madh në presidencë. Vet presidenca ka personalitet të larta që janë dënuar me burg dhe tjetërsim të pronës. Procesi është ky, që shefat e mëdhenj lëshojnë këto lepurushët e vegjël të vjedhin për to, e më pas vjedhin dhe këta. Po mazhoranca çfarë deshi me këto? Ku e kanë vlerën? Po t’i shikosh dhe nga portreti këto janë njerëz që dëshmojnë nxitim për të vjedhur. Padyshim që PS ka kosto dhe nëse nuk e riparon dot, do të thotë që do kemi të bëjmë me një gjë që na ndjek. Për mua mbetet pikëpyetje përse risillen në politikë njerëz të tillë, atavizma të Ilir Metës. Pse sillen në politikë? Për mua është një korrupsion i madh, pasi janë zënë disa njerëz që kanë ardhur jashtë kësaj mazhorance. A do vazhdojë politika të rikthejë zhavorrin e palarë? Bllako është një tip që ka korruptuar babanë. I dërgonte babait, si rrogë paratë e vjedhura. E gjitha është proces, politika duhet të presë procesin e korrupsionit, por këtu kemi dështuar. E gjitha është një çështje politike.’- tha Çupi.

Nga ana tjetër, juristi Fabian Topollaj, u shpreh se mazhoranca është përgjegjsja kryesore, pasi rezulton se të gjithë personazhet e goditur nga SPAK, janë të lidhur me PS-në.

‘Mazhoranca është përgjegjësja kryesore. Personazhet e goditur nga SPAK janë personazhe të mazhorancës. Kjo ngjarje, kjo aferë është produkt i kësaj mazhorance. Personazhet e ngatërruara me këtë aferë janë personazhe te lidhura me mazhorancën. Kjo është një kosto e mazhorancës, ndërtimi stabilimentëve të tillë, duket sikur këto vepra janë ndërtuar për të ndarë paratë.’- u shpreh Topollaj.

Ndërsa avokati, Idajet Beqiri, deklaroi se Alqi Bllako i bënte aferat e vjedhjeve në favor të LSI-së.

‘Kostoja është e të gjithë shoqërisë. S’duhet ti politizojmë ngjarjet. Është produkt i LSI-së ai. E mori të gatshëm PS, të përgatitur, kishte kohë që ishte mësuar tek LSI duke vjedhur. Ato afera i bënte në favor të LSI-së.’- tha avokati Beqiri.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nandi: 29/03/2022 23:53

    Si ka.mundesi qe askush nuk ngre pyetjen perse Edi Rama i rekrutoi keta kriminele te korruptuar ne mandatin e trete? Ose kriminelet ordinere ne mandatin e pare? Sepse ata gjenerojne pushtet permes vjedhjes se votave ne favor te PS dhe dem te subjekteve te tjere. Ky eshte krim akoma me i rende. Por media ben shurdhin dhe flet per Berishen ujkun me proteze. Cfare degjenerimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025