Çupi: PD nxjerr nga varri, Azem Hajdarin!

Çupi: PD nxjerr nga varri, Azem Hajdarin!

Azem Hajdari

Sa herë i nevojitet, PD e nxjerr nga varri Azm Hajdarin, e përdor dhe pastaj e paketon prapë thellë në dhè. Partia Demokratike e kishte liderin e parë dhe nismëtar i luftës kundër diktaturës komuniste, por edhE pasi e vranë, PD as e qau Azem Hajdarin. Aq më pak që edhe pse qëndroi 13 vjet në pushtet gjatë këtyre tre dekadave, PD nuk zbuloi kurrë cili e vrau liderin e vet.

Por e përdor sa herë i duhet, e nxjerr nga varri dhe e fut prapë atje.

Për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 deri në vitin 1998, Azem Hajdari ishte armiku më i madh i lidershipit të PD. Të gjitha gazetat janë mbushur me shpifje e sulme kundër Azemit, si ‘agjent’, si ‘spiun’, si ‘rrugaç’. Edhe këto vite kur u rrit e bija dhe u bë deputete, PD e sulmoi ashpër Rudinën si i lidhur me Azemin. Rudina nuk dorëzoi mandatin e deputetit, por PD e sulmoi si ‘tradhtare si i ati’, dhe ‘e bija e t’et’. Aktualisht PD dhe lidershipi i saj anti- perëndimor e shikon dhe e trumbeton bijën e Azemit si një ‘të dërguar të Amerikës’ për të prishur opozitën në Shqipëri.

Azem Hajdari u sulmua nga PD edhe fizikisht, siç u sulmuan fizikisht e moralisht të gjithë themeluesit e PD. Njërin prej tyre, teksa mbahej seanca parlamentare, nënkryetari i sotëm i PD e qëlloi me telefon dhe i theu hundën. Imami qëndroi disa javë në spital. Ndërsa Azemi u qëllua me armë në sallën e Kuvendit, iu zu pritë në Milot për ta ekzekutuar, e sa e sa.

Azem Hajdari ishte i detyruar të hynte në ‘greva urie’ edhe në shtëpinë e tij në kohën kur PD ishte në pushtet dhe deklaronte se ‘po rri këtu që të mos më vrasin ata’, të vetët.

Ndërsa sa herë i duhet, PD edhe sot e nxjerr Azemin nga varri. Por nesër Azemi është përsëri i varrosur dhe i sharë nga PD.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në ditën e 21 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit mbajti një fjalim te vendi ku u vra heroi. Por edhe me atë fjalim ai e poshtëroi Azem Hajdarin. Edhe me fjalën ‘flu’ që mbajti para Azem Hajdarit, Basha e rrënoi idenë dhe veprën e Azemit.

“Sot shqiptarët anë e mbanë nderojnë Azem Hajdarin…, kreun e komitetit nismëtar të partisë së parë pluraliste..”, tha Lulzim Basha para fotos së Azemit.

Por PD nuk kishte ‘komitet’, siç deformon kryetari aktual; komitet kishte Partia Komuniste, një Komitet Qendror, që Azemi e urrente për vdekje. Dhe ne që e krijuam PD-në e urrenim atë fjalë ‘komitet’, gjetëm qindra sinonime për lidershipin, por kurrë fjalën ‘komitet’. Mirëpo sot Partia e vet ia shpifi për së vdekmi Azem Hajdarit, duke i thënë se kishte ngritur ‘komitet’. Asnjë herë nën udhëheqjen e tij, Azem Hajdari nuk ka ngritur ‘komitet’, por ligësia kundër tij është e qëllimshme dhe rrënuese.

Ky është përçudnimi i Heroit, që PD e bën me qelizën e vet kundër Azem Hajdarit.

Lideri shkoi te varri i tij, mori lavdinë dhe e varrosën më thellë Azemin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sula: 12/09/2019 18:55

    cfare lavdie or Frrok mori ai ?

    Përgjigju
    • patrioti: 13/09/2019 02:48

      Akoms se dime, nese femijet e Azem Hajdarit e kane kuptuar, qe sa qe gjalle Azemi, sali Berisha e denoi dh e ndeshkoi shume keq, duke e perjashtuar nga te gjitha forumet e PD dhe sla epitet pa i adresuar, si karierist, rrugac, percares i Pdd

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv