Çupi: Sëmundja jonë korrupsioni, drejtoria anti-korrupsion pa asnjë progres! Manja: Do të jetë proces i gjatë, në hetim ministria e Arsimit dhe shumë agjenci

 

 “Sëmundja jonë është korrupsioni”, kështu deklaroi deputetja e PD Dhurata Çupi gjatë komisionit të ligjeve, duke akuzuar ministrin e Drejtësisë se pavarësisht se është krijuar drejtoria anti-korurpsion sërish nuk ka progres në këtë “luftë”.

“Për korrupsionin u përgjigjët mes rreshtave. Dhatë numra dhe fakte që i përmendi në cdo raport kemi një sëmundje të rëndë, kemi korrupsionin. Ajo çfarë është në 30 vite, nuk janë aspak progresive. Në 20 tetor kemi ngritur drejtorinë anti-korrupsion. Vetëm për vitin 2021 për Shqipërinë janë rreth 15 raport të strukturave ndërkombëtare që na monitorojnë lidhur me ecurinë e vendit tonë për ecurinë e korrupsionit.

Shqipëria ka një nivel të pjesshme përgatitje kundër korrupsionin. Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet për të forcuar ligjin, Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Sipas raportit të DASH, raporti i pastrimit të parave, korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e institucioneve lokale.

Ngritën drejtorinë e anti-korrupsionit. Ju pretenduat që do të bëhet nami. Që atëherë sa bashki janë hetuar, sa ministri janë hetuar, sa autoritete janë hetuar. Nga informacioni im ka të dhëna të tmerrshme.”, u shpreh ajo.

Ministri i tha se “lufta” kundër korrupsionit do jetë një proces i gjatë. Manja teksa po i kthente përgjigje demokrates, sqaroi se drejtoria anti-kporruspion ka nisur hetime si për ministrinë e Arsimit ashtu edhe për shumë agjenci të tjera, duke hedhur në këtë mënyrë poshtë pretendimin e saj se ky institucion nuk funksionon.

“Nuk kemi deklaruar që lufta kundër korrupsionit ka mbaruar, pasi është një proces. Përpjekjet janë përgjegjësi e organeve ligjzbatuese. Në këto raport vlerësohet edhe përpjekjet shqiptare. Ka fusha që është bërë progres, ka të tjetra që nuk është bërë. Lufta kundër korrupsionit është parandalim, ndërgjegjësim dhe ndëshkim.

Bashkitë janë të përjashtuara nga kjo sferë. Për raste të caktuara që kanë të bëjnë me gratin e marrë nga qeveria, me aprovimin e kryeministrit mund të hetohet. Kemi një rast, po hetoj në drejtim të ushtrimit të përgjegjësive të kryetarëve të bashkive në raport me zhvillimin e territorit.

Lidhur me ministritë, sipas VKM në fuqi, duke qenë se janë institucione horizontale në raport me ministrinë e Drejtësisë kemi disa çështje që po hetojmë, me autorizimin të kryeministrit. Shembulli është ai me ministrin e Arsimit.  Rezultatet janë modeste. Hetimi nga nisur nga ASHK, ministria e Arsimit, doganat, tatime, të gjitha agjencitë për të cilat marrim denoncim nga qytetarëve.”, u shpreh Manja.


Lajmi kryesor:

Ministri i Drejtësisë raporton tek 'Ligjet'/ Alibeaj: Rama kërcënoi SPAK! Përgjigjet Manja: Nuk ka ndërhyrë, i kërkoi të bëjë punën


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar