Te Milan ka të reja nga merkato si në hyrje ashtu edhe në dalje. Pas dështimit të marrëveshjes në momentin e fundit me Monaco-n për Andre Silva-n klubi nga Milano sipas mediave italiane ka mbyllur gjithçka për Patrick Cutrone-n, futbollistin e akademisë që sezonin tjetër do të laujë në Premier League. Për 21-vjeçarin Wolverampton ka pranuar të pagujë 18 mln euro plus 5 të tjera në formë bonusesh.
Ndërkohë po sipas mediave italiane Milani ka gjetur menjëherë zëvendësuesin. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Rafael Leao, sulmuesin e Lille për të cilin ‘djalli’ do të pagujë 35 mln euro. Për ketë transferim ka shtyrë edhe futbollisti, i cili nuk e ka menduar dy herë ofertën e 7 herë kampionëve të Europës.