Proceset reformuese të sistemit të drejtësisë dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit midis organeve ligjzbatuese mes Shqipërisë dhe Kroacisë, ishin temat qendrore të takimit që Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka zhvilluar me Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë, Dinko Cvitan.
Gjatë takimit Cvitan ka shprehur interesin e tij lidhur me reformat legjislative në drejtim të reformimit të sistemit të drejtësisë, ndërsa e vuri theksin në rëndësinë e një kuadri të plotë ligjor duke vlerësuar mbi të gjitha edhe integritetin e individëve që janë pjesë e sistemit.
Bashkëbiseduesit kanë ndarë ide rreth disa çështjeve më rëndësi, realizimi i të cilave do të kishte një impakt të drejtpërdrejtë në drejtim të rrtijes së rezultateve pozitive në punën e organeve ligjzbatuese.
“Realizimi i disa proceseve me rëndësi të madhe, nuk mund të ndodhi brenda natës, por vullneti dhe dëshira e mirë do të sjellin rezultate”, deklaroi Cvitan Prokurori i Përgjithshëm i Kroacisë është ndalur veçanërisht në nevojën e shkëmbimit të eksperiencës mes ekspertëve më të mirë të të dyja vendeve, ndërsa evidentoi se hetimi financiar është një fushë me rëndësi, drejt së cilës mund të fokusohet ngritja e një bashkëpunimi konkret.
Ndërkohë ministri Naço ka vlerësuar faktin se tashmë pjesa më e madhe e prokurorëve shqiptarë kanë dalë nga Shkolla e Magjistraturës, fakt që lidhet drejtpërdrejtë me ngritjen e një baze solide dhe të konsoliduar në përbërjen e këtij insitucioni.
Naço u shpreh se shpesh sistemet kanë nevojën e një modeli dhe se Cvitan konsiderohet si i tillë, referuar karrierës së gjatë dhe të suksesshme. Gjatë diskutimit janë ndarë ide edhe mbi çështjen e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, për të cilën të dyja palët kanë vlerësuar se duhet dëshmuar një qasje proaktive nga ana e prokurorëve, duke e vlerësuar këtë si një mekanizëm utilitar në zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com