Cyti mposht Chelsea dhe kryeson
De Biasi debuton me fitore

Cyti mposht Chelsea dhe kryeson<br />De Biasi debuton me fitore
 Pep Guardiola e bën festë në “Stamford Bridge”. Manchester City mposht Chelsean 1-0 në Londër falë një supergoli të Kevin De Bruyne në pjesën e dytë dhe siguron fitoren e 6 në Premier League në 7 javë kampionat.

Falë këtij suksesi skuadra e Cityt vijon të jetë në vend të parë në kryesimin e kampionatit me 19 pikë po aq sa Manchester United që fitoi 4-0 ndaj Crystal Palace. Chelsea i Contes pëson humbjen e dytë në kampionat ndërsa i dëmtuar la fushën sulmuesi Alvaro Morata.

Ndërkaq Gianni De Biasi debuton me fitore në pankinën e Alavesh duke mposhtur ish skuadrën e tij Levante. Alavesh fitoi ndeshjen e parë për këtë sezon në La Liga në transfertë ndaj Levantes 2-0 me golat e Munir dhe Medran dhe merr tre pikët e para.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool