Moti i keq dhe shirat e vazhdueshëm gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar jo pak probleme në rajonin e Korçës, probleme të cilat lidhen me dëmtime serioze në rrjetin e energjetikës. Si pasojë kanë mbetur në errësirë, pa energji elektrike disa fshatra në këtë rajon si Lozhani, Vithkuq, Potgozhan, Cërvenakë.
/Shqiptarja.com
Sipas informacioneve dhe burimeve të marra nga terreni, u konstatua se në rajonin e Korçës ka shkëputje në rrjet, janë rrëzuar disa shtylla dhe janë dëmtuar traversa në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët në zonat e lartpërmendura. Si pasojë e bllokimit të rrugëve nga bora, riparimi i defekteve dhe rikthimi i energjisë në fidera do të kërkojë më shumë kohë, ç’ka bën që kjo situatë të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
a.m/Shqiptarja.com







