Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë kësaj të marte situata e rrugëve është kthyer në normalitet dhe akset kryesore janë të qarkullueshme edhe pa zinxhirë.
Pas reshjeve të fundjavës që kaloi situata është normalizuar dhe kështu sipas një njoftimi për shtyp:
Në qarkun verior të Shkodrës të gjitha akset janë të kalueshme dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e automjeteve.
Në Rajonin Verior Shkodër: Në të gjitha akset kryesore të këtij Rajoni nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Nga ana e kontraktorëve vazhdon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në orët e natës dhe orët e para të mëngjesit.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Nuk ka probleme për qarkullimin në gjitha akset e këtij Rajoni. Vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e akseve ku ka prani ngicash. Aksi Elbasan - Librazhd - Qafë Thanë kalohet normalisht. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Në akset e Korçës qarkullimi i mjeteve është normal. Me zinxhirë qarkullohet vetëm në aksin Boboshticë - Dardhë.
/Shqiptarja.com