Banorët thanë se gjatë natës ka pasur rrëshkitje të inerteve në argjinaturë duke bërë që lumi t’i drejtohet fshatit Gjoricë ku rrezikon të përmbyten rreth 50 banesa.
Ata kërkojnë nderhyrje të menjëhershme për përforcimin e argjinaturës pasi uji mund të vërshojë drejt banesave nga moment në moment.
Kryetari i fshatit Gjoricë, Femi Leka, kërkoi ndihmën e institucioneve për të shmangur përmbytjen.
Ndërkaq, në vendngjarje ishte edhe përfaqësuesi i Bashkisë Hekuran Cani, Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e Bulqizës i cili tha se situata po monitorohet vazhdimisht, në mënyrë që të shmanget përmbytja.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











